9,75% prej aplikimeve për viza amerikane të shtetasve bullgarë gjatë vitit 2019 kanë marrë refuzime. Këtë e tregojnë të dhënat e Komisionit Evropian. Statistika tregon se ka një tendencë të qëndrueshme të uljes së numrit të refuzimeve – nga 17,3% gjatë 2015-ës, 16,9% gjatë 2016-ës, 14,97% gjatë 2017-ës dhe 11,32% gjatë 2018-ës.
Për t’u hequr regjimi i vizave për shtetasit bullgarë, numri i refuzimeve duhet të mbetet në mënyrë të qëndrueshme nën 3%, apo të paktën në vazhdim të dy vjetëve të jetë nën 2%, informuan nga Komisioni Evropian.
Në Rumani gjithashtu është regjistruar një ulje e tillë e refuzimeve deri më 9,11% për vitin 2019. Bullgaria dhe Rumania për herë të parë arrijnë rezultate nën 10%, komentojnë nga Komisioni Evropian. Për Qipron refuzimet janë nën 3%, kurse për Kroacinë – 4,02%. Katër vendet janë të vetmet në BE, qytetarët e të cilave udhëtojnë në SHBA me viza.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..