Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë përkrahu veton e Presidentit mbi tekstet e Ligjit për Masat dhe Veprimet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Dhoma është kundër rregullimit shtetëror të çmimeve si mënyrë për luftimin e spekulimit. Sipas tekstit biznesi duhet të furnizojë popullsinë me mallra dhe shërbime me çmime mesatare aritmetike të atyre gjatë tre muajve të fundit. Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë mendon se kjo nuk është në përputhje me parimet e ekonomisë së tregut dhe vë në provë subjektet ekonomike. Sipas Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë luftimi i spekulimit është nëpërmjet furnizimeve direkte nga prodhuesit dhe kontrollit nga organet kontrolluese të sjelljes jokorrekte tregtare.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..