Deputetët e Komisionit Parlamentar të Çështjeve Juridike përkrahën njëzëri veton e Presidentit Rumen Radev mbi tekstet në Ligjin për masat dhe veprimet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme. Ditën e diel Presidenti bëri të ditur se është kundër rregullimit shtetëror të çmimeve me qëllim luftimin e spekulimit. Radev shpalli gjithashtu se nuk miraton ndëshkimet e rrepta për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me koronavirusin, gjë që sipas tij mund të kërcënojë lirinë e fjalës.
Presidenti mendon gjithashtu se dispozitat për të drejtat e ushtrisë nuk janë mjaftë korrekte, por është dakord se ushtarakët duhet të marrin pjesë në raste krizash.Pritet që vetoja të shqyrtohet pasdreke edhe në sallën plenare.
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..