Numri i të infektuarve me COVID-19 në Bullgari arriti 185. Nga 6000 njerëz të testuar deri tashti në Bullgari 83 për qind nga të infektuarit janë në moshë deri në 60 vjeç. Këtë e tha gjeneral Vencisllav Mutafçijski nga Shtabi Operativ Kombëtar. Janë të hospitalizuar 30 njerëz. Piku i epidemisë do të jetë brenda 2 -3 javëve, por nuk mund të parashikohet numri i të infektuarve, mendon gjenerali. Vendimi eventual për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme do t’i bazohet dinamikës së situatës, shtoi Mutafçijski dhe parashikoi se deri në mesin e prillit situata do të frenohet. Duhet t’u ndihmojmë vëllezërve tanë në Maqedoni. Jemi dy popuj vëllazëror, tha kryeministri bullgar Bojko Borisov në lidhje me ndihmën e kërkuar nga Shkupi për mjete mbrojtëse. Përmes krizës kalohet me privime, mobilizim dhe unitet. Detyra jonë e dorës së parë është të mbrojmë jetën dhe shëndetin e njerëzve, shkroi në rrjetet sociale zoti Borisov. Masat kundër koronavirusit mërzit njerëzit dhe nuk sjellin dividendë politike, por janë të drejta dhe do të respektojmë deri në fund, premtoi kryeministri.
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..
Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Për sezonin turistik 2025 në bregun bullgar të Detit të Zi, punëtorët më të kërkuar janë ata që dëshirojnë të punojnë si shërbyese (76%), të ndjekur..
Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk e miratojnë dhe 20% nuk mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një..