Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Bullgari u bë 142, njoftoi shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjeneral profesor Vencisllav Mutafçijski. Pjesa dërmuese e pacientëve në gjendje të lehtë ose gjysmë të rëndë mjekohen në shtëpi. Nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve 84 janë burra, ndërsa gratë janë 58. Pacienti më i vogël është 4 vjeçar, ndërsa më i moshuari është – 81 vjeçar. Deri tashti vdiqën 3 veta. Vdekshmëria nga koronavirusi në Bullgari tani është 2.1 për qind.
Tashmë ka 3 pacientë të shëruar. Ata do të dalin nga spitalet dhe do të lirohen nga puna me një listë spitalor për 30 ditë pa të drejtën të dalin nga shtëpitë e tyre.
Që nga sot kufizohet udhëtimi pa shkaqe të ngutshme midis qyteteve krahinore në përputhje me masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit në Bullgari. Nuk kufizohet udhëtimet në rast pune dhe trafiku tregtar. Ndalohet frekuentimi i parqeve, shesheve fëmijësh dhe sportive. Nga ora 8.30 deri në orën 10.30 vetëm njerëzit mbi 60 vjeç mund të bëjnë pazar. Lëvizja e trenave në vend mbetet e pandryshuar. Mirëpo, udhëtarët duhet të vërtetojnë domosdoshmërinë e udhëtimit.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..