Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tri perla arkitekturore nga qyteti i lashtë Veliko Tërnovo

Qyteti Veliko Tërnovo ka vendin e vet special në zemrën e çdo bullgari. Edhe më sot në këtë vendbanim të lashtë duken gjurmët e madhërisë së kryeqytetit të Mbretërisë së Dytë Bullgare (vitet 1185 – 1396). Edhe pasi qyteti u pushtua nga osmanët në vitin 1393 Tërnovo vazhdoi të ishte vatra e kulturës dhe e rezistencës kundër robëruesve. Në kohën e Rilindjes Kombëtare Bullgare, dhe pas Çlirimit në vitin 1878, në qytetin Tërnovo gjetën shtëpinë e tyre shumë bullgarëtë cilët u bënë pjesë e elitës intelektuale dhe administrative të shtetit të ri bullgar. Ndër ta janë revolucionari dhe më vonë edhe kryeministër i Bullgarisë Stefan Stambollov, aktivisti shoqëror dhe dramaturg Dobri Vojnikov, shkrimtari Ljuben Karavellov e shumë të tjerë.

Të shumta janë godinat me histori interesante të cilat edhe më sot mund të shihen në qytet. Ato janë shtëpia e ministrit ushtarak dhe regjent, gjeneralit Nikolla Mihov, Shtëpia e Mitropolisë, pronë e Kishës Ortodokse Bullgare dhe godina e ish-Zyrës së Auditimit të qytetit Veliko Tërnovo.

Në të kaluarën Zyra e Auditimit e Rrethit të Veliko Tërnovos ishte një godinë e rëndësishme administrative. Punimet e ndërtimit në vitin 1910 filluan me bekim solemn dhe me shpresë të madhe shoqërore. Edhe më sot kjo godinë bënë përshtypje me fasadën e saj dhe me zbukurimet dekorative. Ajo njihet edhe si ndërtesa e parë shoqërore me ngrohje të vet. Me korridore të gjera, me 32 dhoma dhe me një sallë të madhe për mbledhje, godina gjithnjë ka plotësuar funksione përfaqësive për të cilat sot kujton vetëm pamja e saj elegante nga jashtë. Godina përbën një gërshetim i të gjitha projekteve të paraqitura në konkursin e shpallur. Arkitekti Georgi Kozarov u ngarkua të zgjedhë më të mirën nga të gjitha projektet – tregon për Radio Bullgarinë kronistia Mariana Melnishka. 

“Godina u ndërtua në vitet 1910 – 1911 dhe ka një fasadë të mrekullueshme me shumë kolona, me një relief të bukur mbi pjesën e përparme, me dritare me zbukurime dekorative. Për fat të keq prej kësaj mrekullie nuk ka mbetur asgjë. Zbukurimi i brendshëm gjithashtu mbeti në të kaluarën sepse sot mungon. Bashkia e qytetit ia shiti godinën një pronari të ri i cili nuk interesohet për të.”

Godina e Zyrës së Auditimit është lidhurme me ndërtesën e Mitropolisë me element karakteristik arkitekturor të quajtur laterna ose fener.

“Në çati duket një kuti tetëkëndëshe me dritare nga të gjitha anët e cila shërben për ndriçimin e dhomës që është nga poshtë. Krahas kësaj ajo mund të shfrytëzohet edhe për ventilim sepse në vend të dritareve në disa shtëpi ka pllaka të holla të cilat lëvizen nga era. Kështu formojnë një kondicioner i natyrshëm.”

Në arkivat e qytetit mungojnë të dhëna për pronarin e godinës para se të kalojë në duart e Mitropolisë. Shkaku që e kaluara e kësaj godine të bukur të mos dihet është, se “në qytetet më të mëdha të Bullgarisë monumentet arkitekturore nuk janë të përshkruara mirë në regjistra dhe në se nuk ruhen kujtime për to në dokumentet e qytetit, atëherë ata harrohen” – tregon Mariana Mellnishka dhe shton se për fat të keq vështirë mund të rivendoset historia e këtyre godinave.

Pas vitit 1944 shumë prej shtëpive të bukura në qytetin Tërnovo u nacionalizuan ose në to u vendosën njerëz nga provinca, përderisa pronarët shfrytëzuan vetëm një prej dhomave. Shtëpia e kryekomandantit të njohur bullgar gjeneral Nikolla Mikov, i cili ishte edhe ministër i luftës dhe regjent pas vdekjes së papritur të mbretit Boris III në vitin 1943, kishte fatin të kalojë në duart e pronarëve të kujdesshëm. Në të ndodhet Klubi i Piktorëve, anëtarët e të cilit e mirëmbajnë shtëpinë deri më sot.


Godina u ndërtua në epokën e romantizmit kombëtar bullgar në një stil karakteristik për fillimin e shekullit të XX. Ky stil dallohet me gërshetim të motiveve tipike bimore për secesionin, të cilat menjëherë vihen re në ballkonin e shtëpisë. Megjithëqë mbi muret nga jashtë duken gjurmët e kohës  kjo godinë ndërtuar në fillim të shekullit të kaluar e ngjyrosur me bojë okre edhe më sot zbukuron një nga rrugicat tregtare në rrezet e kodrinës Carevec.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD