Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Histori nga regjionet e ndryshme të Bullgarisë – pjesa e tretë

Tri janë rajonet punuese me ekonomi të planifikuar në Bullgari

Foto: mrrb.bg

Territori i Bullgarisë është i ndarë në gjashtë rajone për planifikim dhe secili përfshin nga disa krahina. Ata janë me rëndësi për formimin e politikave, në sajë të të cilave do të sigurohet financim me mjete nga BE-ja. Sipas legjislacionit evropian në një regjion duhet të banojnë nga 800 mijë deri në 3 milion veta.

Dy nga rajonet me planifikim – ai veriperëndimor dhe ai verior qendror, karakterizohen me një shpopullim të madh, gjë që provokon debate për domosdoshmërinë e ndarjes së re territoriale të vendit. Megjithëqë me Evrostatin u arrit marrëveshje, që struktura e tanishme regjionale të ruhet edhe gjatë periudhës së ardhshme të planifikimit evropian (2021-2027), tema vazhdon të preokupon vëzhguesit e proceseve demografike dhe ekonomike. Në vazhdim të  vargut titulluar “Histori nga regjionet e ndryshme të Bullgarisë” shqyrtojmë situatën aktuale dhe domosdoshmërinë e reformave me analistin nga Instituti i Ekonomisë së Tregut Adrian Nikollov.

“Përsa u përket rajoneve për planifikim ka disa variante. Personalisht unë përkrah modelin në të cilin ekzistojnë tri rajonet – Perëndimor, Qendror dhe Lindor. Kjo ndarje siguron ekuilibrin e këtyre tri rajoneve si në pikëpamje ekonomike, ashtu edhe në të demografike. Në këtë mënyrë ato tri rajone iu përgjigjen kërkesave për popullsi dhe për zhvillim ekonomik.”

Në se duhet të rekomandoni Rajonin Veriperëndimor para një investitori të huaj çfarë tipare pozitive do të vëni re për të?

“Nuk duhet të harrojmë afërsinë e lumit Danub. Ekonomia bullgare është e përqendruar mbi lidhjet ekonomike dhe tregtare me Evropën Perëndimore. Lumi Danub si një korridor transportues, i cili çon në zemrën e Evropës, mund të jetë përparësi për këtë rajon. Transportimi i mallrave të prodhuara në qytetet Pllovdiv ose Stara Zagora do të jetë i vështirë duke marrë parasysh lidhjet përmes malit Stara Pllanina. Mirëpo, në se prodhimi është në qytetet Montana, Vraca ose Vidin, të cilët ndodhen këtu pranë Danubit, do të jetë më e kollajshme. Krahas kësaj duhet të rekomandohet edhe afërsia e Rumanisë. Mirëpo, në se lëmë mënjanë pagat e ulëta dhe shtrirjen interesante gjeografike, Veriperëndimi nuk ka shumë ana pozitive.”

Për anët e dobëta dhe të forta të Regjionit Qendror Verior analisti Adrian Nikollov thotë:

“Varet për cilat pjesë prej tij flasim. Sipas të dhënave të statistikës kombëtare në qytetin Veliko Tërnovo punësimi i njerëzve në moshë të punës është 81 për qind, domethënë gjithsecili që dëshiron ka punë. Një mundësi të madhe për zhvillim do të sigurojë ndërtimi i një autostrade e cila të lidh qytetin danubian Ruse me qytetin e Bullgarisë Jugore Svillengrad, ku mblidhen tre kufijtë e Turqisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Në sajë të trafikut që vjen nga Turqia dhe të prodhimit industrial në qytetet Gabrovo, Sevllievo dhe Veliko Tërnovo, aty ka një potencial të madh. Në qytetin Pleven arsimi është i zhvilluar mirë. Universiteti i Mjekësisë në qytet siguron diploma evropiane. Secili prej regjioneve për të cilat flasim ka veçoritë dhe përparësitë e tij, të cilat mund ta sigurojnë zhvillimin e tij.”

Nuk përjashtohen rastet, kur bashki të vogla avancojnë më shpejtë se sa qendrat krahinore. Çfarë është roli i autoriteteve bashkiake?

“Një firmë e madhe dhe e fuqishme mund të ndryshojë situatën në një bashki. Në Bashkinë e qytetit Letnica në rajonin e qytetit Lloveç aktualisht jepen një nga pagat më të larta në Bullgari – 1425 leva ose me 18 për qind mbi nivelet e mesme për mbarë vendin. Kjo i detyrohet një investitori të madh i cili prodhon mallra sportive. Aty ai zbuloi njerëz me arsim të përshtatshëm profesional dhe lidhje të mirë me kryeqytetin Sofje. Një investim i tillë arrin të ndryshojë ekonominë e një bashkie, e cila para kësaj ishte në periferi. Në këtë kontekst aftësia e administratës bashkiake të tregojë se ka potencial, të tërheq biznesin e përshtatshëm i cili t’u sigurojë punë banorëve është me rëndësi të madhe – komentoi për Radio Bullgarinë analisti Adrian Nikollov nga Instituti i Ekonomisë së Tregut.

Vargu i materialeve “Histori nga regjionet e ndryshme të Bullgarisë” vazhdon edhe javën tjetër, kur në qendrën e vëmendjes do të jetë zhvillimi i Bullgarisë Lindore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD