Strehim, “shtëpia” e parë – këto kanë qenë funksionet e para të shpellave për “njerëzit e parë të quajtur “shpellarë”, të cilët kanë jetuar përpara mijëra vjetëve nëpër tokat e sotme në Bullgari. Dhe deri më sot formimet shkëmbore kanë një rëndësi të madhe për shkencën dhe përparimin e njerëzimit. Nëpër shpella zbulohen burime të reja të ujit, ndiqen burimet ujore, bëhen studime gjeologjike dhe kërkohen forma të vjetra dhe të panjohura të jetesës. Federata Bullgare e Speleologjisë feston më 18 mars 91-vjetorin e krijimit të shoqërisë së parë shpellore gjatë vitit 1929. Kjo na dha shkak për të biseduar me Dimitër Paunovin – një speleolog me një praktikë shumëvjeçare, i cili është ish-anëtar i klubit shpellor “Aleko Konstantinov” në Sofje, për punën jo të lehtë, por tepër emocionuese dhe tërheqëse për njerëzit, të cilët i janë përkushtuar kësaj veprimtarie.
“Ne – specialistët, të cilët merremi me studimin e shpellave e kemi mundësinë e shkëlqyer, të ndihemi sikur jemi të parët që hyjnë dhe bëjnë hapat e veta të para në shpellën e panjohur deri tani. Kjo u bë me mua në shpellën Pellgu i përgjakur, në rajonin e qytetit Kotell, ku qemë për ekspeditë. Përpara nesh ndokush kishte hyrë dhe kishte zbuluar hapësira të reja dhe të panjohura deri në këtë moment prej shpellës. Ajo është një shpellë që hyn në thellësi në tokë, duke formuar greminë, por në 7-8 metra nga fundi ka një vrimë, e cila është në mur. Interesantja është se që të mund të hysh në këtë vrimë, duhet të tundesh, të lëshosh pak litarin dhe të zhytesh në të, gjë e cila nuk ndodh që nga prova e parë. Ndjenja është sikur të kesh pushtuar ndonjë majë, dhe nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër, se mund të hysh aty ku nuk ka shkelur akoma këmba e njeriut”.
Speleologët e konsiderojnë veten e vet si njerëz nga një lloj i veçantë, sepse ata lënë pas shpine një shtëpi të ngrohtë dhe komode si dhe familjen e tyre dhe shkojnë të kërkojnë bukuri aty, ku mbretëron errësira e përjetshme. Dashuria e tyre ndaj bukurisë së shpellave të egra dhe të paarritshme nuk njeh kufi.
“Në shpellë koha kalon shumë shpejt, me qenë se nuk mbajmë sahate me vete, dhe nuk kemi asnjë lloj lidhje mobile” – thotë Dimitër Paunov:
“Për shembull në qoftë se hyjmë pasdite, gjatë gjithë natës jemi brenda dhe dalim në mëngjesin e ditës tjetër. Njeriu brenda nuk e ndien sesi jashtë kalon koha. Aty njeriu është në ekstazë, ai vetë e ndriçon rrugën dhe admirohet pas çdo një nga formimet shkëmbore të cilat i takon. Aty i jep ecuri imagjinatës dhe mahnitesh nga pamja e cila hapet përpara teje në galeritë. Aty ka nga të gjitha llojet e bukurive. Në qoftë se njeriu është fotograf ai frymëzohet edhe më shumë. Kurse mes speleologëve këta adhurues janë të shumtë – po të hyjnë njëherë nuk ka dalje. Ata mbajnë me vete teknikë, trekëmbësh dhe kamera me ndriçim. Bëjnë foto të tilla, të cilat mund të konsiderohen si krijime arti. Tek ne, kur njeriu hyn në shpellë, duhet të japë dhe një afat për dalje – një kohë të përafërt. Por ka pasur dhe incidente. Përpara viteve disa miq tanë kishin hyrë në shpellën Duhllata / në afërsi të qytetit Pernik/ por uji i ardhur. Ata patën qëndruar në shpellë rreth një javë në kushte ekstremale. I shpëtoi fakti se në shpellë ka ujë kudo. Kjo është më e rrezikshmja, nëpër shpella ndodhin bllokime të disa korridoreve kalimtare, përmes të cilave ka hyrë njeriu. Nganjëherë galeritë e shpellave bllokohen nga llumi, balta dhe gurët dhe pas kësaj pjesa tjetër e shpellës nuk mund të vizitohet më. Prandaj ne t mbajmë me vete instrumente, që të mund ti bëjmë rrugë vetes. Mjerisht kjo është një punë shumë e rëndë, prandaj janë shumë pak vullnetarët, të cilët e guxhojnë të gërmojnë në shpella, që të mund të ecet përpara.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: speleo-bg.org dhe BGNES8000 bullgarë janë kthyer në Bullgari dhe afro 12 000 janë larguar prej saj në vitin 2023, tha për programin “Horizont” të BNR-së Magdalena Kostova, drejtoreshë e Drejtorisë së “Statistikave Demografike dhe Sociale” në Institutin Kombëtar të..
Ekspedita e parë kërkimore bullgare në Antarktidë u zhvillua në pranverën e vitit 1988 dhe me të filluan edhe studimet e njëpasnjëshme shkencore të studiuesve vendas në Kontinentin e Akullit. "Këto janë kushtet më ekstreme në të cilat një person mund..
Një ekuipazh në detyrë i avionit C-27J "Spartan" nga Baza Ajrore “Vrazhdebna” siguroi transportin ajror nga Sofja në Tiranë të Shqipërisë, të një ekipi mjekësor të përbërë nga specialistë të ndryshëm mjekësorë dhe pajisjet e tyre. Këtë të shtunë dhe..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë..