67 janë të infektuarit me koronavirusin në Bullgari. 5 janë rastet e reja, tha shefi i Shtabit Operativ Kombëtare gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Herët në mëngjes u takuam me Kryeministrin dhe konstatuam se shumica e njerëzve respektojnë masat e shpallura kundër përhapjes së sëmundjes. Mirëpo, për shkak të grumbullimit të njerëzve para dyqaneve ditët e fundit kemi përgatitur kufizime suplementare, paralajmëroi Mutafçijski. Në hapësirat e hapura nuk duhet të grumbullohen më shumë se dy njerëz të rritur. Në radhët para ushqimoreve njerëzit duhet të jenë në një distancë prej të paktën 2 metrash. Ata të cilët punojnë në hapësira të mbyllura duhet të jenë të ndarë në ekipe të veçanta, që të kufizohet rreziku nga përhapja e virusit, tha shefi i shtabit.
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendur nga..