Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një udhërrëfyes virtual i çon turistët në Muzeun Arkeologjik të Hisarjës

Vizita në qytetin antik u shndërrua në një lojë edukative nëpërmjet një aplikacioni mobil për turistët.

Qyteti Hisarja është një vendpushim i cili tërheq turistë gjatë tërë vitit. Kjo i detyrohet klimës së mirë, burimeve mjekësore minerale dhe objekteve arkeologjike, të cilat janë konservuar shumë mirë. Këtu mund të shihet muri fortifikues i ruajtur më mirë në Evropë dhe banjat romake, ku edhe sot e kësaj dite nëpërmjet një ujësjellësi antik derdhet uji mineral. Pajisja është ndërtuar në vitin 135, ndërsa në antikitetin e vonshëm Dioklecianopol (atëherë qyteti Hisarja e ka pasur këtë emër) ka qenë SPA qendra më e madhe në provincat ballkanike të Perandorisë Romake.

Banjat në Hisarja funksionojnë edhe sot e kësaj dite dhe janë ndër tri kuriozitetet e këtij lloji që janë ruajtur më mirë në botë – të tjerat janë në Bat, Angli dhe në qytetin romak në Algjer. Gjatë gërmimeve arkeologjike në Hisarja janë gjetur pllaka mermeri të tri nimfave-mbrojtëse të burimeve mjekësore, gjë që do të thotë se që para ndërtimit të banjave në mes të shekullit II, atje ka pasur vend të shenjtë të nimfave. Nimfeumi është prototip i spitaleve balneare. Banjat antike gjithmonë kanë qenë pasuria më e madhe e vendbanimit kulturor, ndërsa sot janë pjesë e Muzeut Arkeologjik të Hisarjës – një qytet me 22 burime mjekësore minerale.

Që ta bëjnë vizitën e turistëve në qytet edhe më të paharrueshme një grup IT specialistësh krijoi aplikacion për celularë, i cili i çon vizituesit në një udhëtim emocionues në lashtësi. Ai mund të përdoret falas në territorin e Muzeut Arkeologjik. Nëpërmjet Hisarya Tour walk mund të shihen në mënyrë virtuale objekte dhe artefakte nga qyteti i lashtë romak Dioklecianopolis. Krijuesit e aplikacionit e konsiderojnë si një formë moderne të artit vizual, që krijon lidhje midis historisë dhe turizmit kulturor, midis produktit krijues dhe atij turistik.

Aplikacioni është bazuar krejtësisht tek teknologjitë moderne, ai është i lehtë dhe konsumatori mund ta përdorë si në bullgarisht, ashtu dhe në anglisht” – thotë Tanja Dançeva, një prej vullnetarëve pranë Muzeut Arkeologjik në qytet. Ajo na sqaroi se si pikërisht punon aplikacioni mobil:

Po të blini biletë për ndonjë prej objekteve arkeologjike në Hisarja ju e shkarkoni aplikacionin atje. Aktualisht ai funksionon vetëm për “Banjat Romake”, por sipas projektit duhet të zgjerohet për tërë qytetin antik. Klikoni tek objekti aktiv, ku ju “mirëpret” një Asklepi i stilizuar – kjo është një perëndi me aftësi mjekësore nga mitologjia e lashtë greke (biri i Apolonit dhe i nimfës Kronida). E drejtojmë markerin dhe me të mund të bëjmë një fotografi, e cila mbetet në galerinë tonë mbi vetë aplikacionin. Pas kësaj mund të vazhdoni t’i ndiqni markerët dhe kur të hyni në dhomën përkatësеmerrni informacion nga Asklepi i vogël se ku ndodheni dhe për se përdoret dhomanë fjalë. Pas kësaj mund t’ia drejtoni celularin tuaj një markeri tjetër dhe atje duket ndonjë artefakt, për të cilin përsëri merrni informacion. Duke kaluar përmes të gjitha dhomave ju grumbulloni artefakte të ndryshme, të cilat mbeten në galerinë tuaj. Më vonë, në qoftë se dëshironi, mund t’i shihni përsëri dhe të merrni informacion nga ata. Aplikacioni mund të përdoret dhe pa internet shumë herë, në qoftë se është shkarkuar një herë në telefonin e vizituesit në muzeun në Hisarja.

Në muzeun e këtij qyteti të lashtë ka eksponate të mijëvjeçarit të pestë para Krishtit deri në epokën e Rilindjes (mesi i shekullit XVIII). Janë përfshirë të gjitha periudhat – Neoliti, Epoka e Bronztë, trakët gjithashtu kanë banuar rreth ujërave minerale. Pas kësaj kanë ardhur romakët dhe Perandori Dioklecian. Nga ajo kohë në qytet ka një rezidencë të ruajtur perandorake. Një kuriozitet tjetër është varreza e ruajtur romake nga shekulli IV ku ka një mozaik të bukur.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: museum.hisar.bg dhe facebook.com/HisaryaTourWalk



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD