Kryeinspektori kombëtar i shëndetit publik Angell Kunçev komentoi para Radios Kombëtare Bullgare se provat e fundit pozitive të koronavirusit në Bullgari ripohojnë se mekanizmi kryesor i përhapjes së sëmundjes në vend është importi nga jashtë. Kjo ripohon se masat parandaluese për forcimin e kontrollit kufitar dhe vendosjen e karantinës janë adekuate. Bullgaria vazhdon të jetë një nga vendet më pak të prekura evropiane nga koronavirusi, por njëkohësisht me këtë është një nga vendet e para që shpalli gjendje të jashtëzakonshme, që të mund të ndërmerren masa më të shpejta dhe më efektive, theksoi Kunçev. Ndërkaq, ai paralajmëroi se gradualisht po arrijmë etapën e përhapjes së virusit brenda vetë shoqërisë bullgare.
GERB do të bëjë çdo përpjekje për të formuar një qeveri të rregullt me mandat të plotë qeverisës. Këtë e deklaroi sot në mëngjes gjatë takimit me ambasadorët e vendeve të BE-së në Bullgari, lideri i partisë Bojko Borisov. Këtë ai e bëri të ditur në..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, duhet të përgjigjet qartë nëse ai do ta largojë Deljan Peevskin nga shoqëria e tij dhe do t'i rikthehet zhvillimit evropian të Bullgarisë, apo do të punojë me Deljan Peevskin dhe do ta çojë Bullgarinë drejt një..
Sulmi ndaj zgjedhjeve është gjithashtu një sulm ndaj sigurisë kombëtare. Me këto fjalë nënpresidentja Ilijana Jotova komentoi pyetjet e bëra nga presidenti Rumen Radev për drejtësinë e zgjedhjeve të fundit parlamentare. “Që në fillim të..
Mbi 1/3 prej rasteve të sëmundjes së derrit të egër afrikan në Evropë janë regjistruar në Bullgari, njofton Shoqata e Mbarështuesve të Derrave. Javën e..
Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter tronditi gadishullin grek Halkidiki. Lëkundjet, të cilat u regjistruan pak pas orës 19:00 të së dielës,..
Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth..