Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar dhe i Akademisë Ushtarake -Mjekësore – gjeneral-majori prof. Vencisllav Mutafçijksi shpalli të dielën në mëngjes se rastet e regjistruara të koronavirusit në Bullgari tashmë janë 43. Pacientët që mjekohen në spital janë në gjendje të mirë, ndërsa të vdekurit janë dy. Duke e komentuar situatën në regjion profesori theksoi se ajo është shumë serioze në Greqi, ku për 24 orë numri i të infektuarve është rritur nga 190 në 228. Në Shqipëri rastet janë 38, në Bosnjë e Hercegovinë – 21, në Rumani – 123, në Maqedoninë e Veriut – 19, në Serbi – 46. Autoritetet bullgare rekomandojnë që të mos udhëtohet deri në Spanjë dhe forcojnë kontrollin kufitar për bashkatdhetarët tanë që banojnë atje. Po rritet edhe numri i personave që duhet të vendosen në karantinë të detyrueshme. MPJ-ja ndërmerr masa më serioze për personat që mbërrijnë nga jashtë dhe formon grupe për kërkimin e atyre për të cilët ka dyshime se janë infektuar. Përgatitja e spitaleve për përballimin e situatës së rëndë në lidhje me përhapjen e koronavirusit po vazhdon. Fushata për tërheqjen e vullnetarëve në spitalin “Aleksandrovska” jep rezultat të shkëlqyeshëm. Një proces të tillë ka edhe në Akademinë Ushtarake-Mjekësore.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..