Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkivat e qytetit Pleven tregojnë kujtime pozitive nga shiritat bardhë e zi

Afro dy milionë negativa, trashëgimi nga ndërmarrja e dikurshme “Fotografia bullgare”, po qëndrojnë akoma në arkivat shtetërore. Filmat bardhë e zi kanë regjistruar momente nga jeta në Bullgarinë socialiste dhe presin që specialistët t’i nxjerrin në dritë, që të vlerësojnë vlerën e tyre për historinë.

Një hap në këtë drejtim bëri Arkivi Shtetëror i qytetit Pleven, duke vizualizuar në pllakë vinili një pjesë  nga trashëgimia e vet fotografike në ekspozitën “Kujtime pozitive nga negativat e vjetra”. Në sallën e Agjencisë Shtetërore “Arkiva” në kryeqytet janë ekspozuar 25 tablo, të cilat zbulojnë  fytyrën e larmishme të qytetit - arkitekturë dhe mirëqenia, veprimtaria ushtarake, industria, turizmi, shëndetësia, kultura, sporti. Dhe me qenë se janë përdorur jo vetëm kuadro nga “Fotografia bullgare”, por dhe arkiva private, periudha e prezantuar dhe e paraqitur përfshin po kështu vite përpara ndërrimit të regjimit politik.

Marinella Jordanova, shefe e Arkivave në qytetin Pleven, ndalet përpara disa prej tablove të cilat kanë ruajtur momente të shënuara për qytetin. Mes tyre mbase një vend më të vlefshëm  dhe të rëndësishëm zë paneli i fotografive i krijuesve të cilët kanë shpërndarë me talentin e vet lavdinë e rajonit të qytetit Pleven - aktori Gjeorgji Parcalev, këngëtarët e operës Asen Selimski dhe Mihaill Popov, shkrimtarët Donço Conçev dhe Ljuben Dillov, kompozitori Bojan Ikonomov.

“Kjo është një pamje nga qendra e qytetit Pleven gjatë vitit 1956 - fillon tregimin e vet Marinella Jordanova.

Pason një fotografi e shquar nga viti 1943, në të cilën ushtarë betohen në emër të mbretit Simeon i II.

Mes kureshtjeve tregojmë parkun “Kajllëka”, kurse në seksionin “Shëndetësi” një farmaci nga vitet 40, e cila tashmë nuk ekziston.

Zhvillimi kulturor i qytetit është prezantuar me teatër dhe operetë, me ansamblin Severnjashki. Nuk mund të lemë pa përmendur po kështu manifestimet tepër karakteristike për këtë periudhë, që është tipike  për rajonin e vreshtarisë dhe të prodhimit të verës, moda, stili i mbajtjes së flokëve. Një kuadër interesant tregon se si mësuese nga shkolla e Nënës i edukojnë fëmijët ta falënderojnë Zotin për ushqimin e vënë përpara tyre.

Mësojmë gjithashtu se në qytetin Pleven dikur ka pasur aeroport dhe një industri të zhvilluar mirë, për të cilën dëshmojnë fabrika e duhanit, një instalim vakumi dhe Shoqata e industrialistëve nga viti 1943.

Ekspozita përfundon me fotografi të brigadave të rinisë dhe të hotelit të njohur “Ballkanturist”.

Sipas Mihaill Gruevit, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Arkiva”, digjitalizimi i materialeve do të ruajë dhe do të popullarizojë trashëgiminë nga e kaluara.

“Këto materiale janë një burim i paçmueshëm për të gjithë jetën shoqërore-politike, sociale, kulturore dhe ekonomike në Bullgari në periudhën e socializmit - tha Mihaill Gruev , kryetar i Agjencisë Shtetërore “Arkiva”. Pavarësisht dhe shumë i ngjyrosur ideologjikisht, sepse është i përdorur për propagandë, ne po fillojmë të zbulojmë këtë burim historik për publikun bullgar. Hapin e parë drejt nxjerrjes së tij në dritë të bardhë e bëmë me digjitalizimin e 400 mijë kopjeve, kurse hapi i dytë është projekti i kolegëve nga qyteti Pleven. Shpresoj që ky arkiv të mund të arrijë deri tek shkollat, që të mund të punohet me të në orët e historisë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Diana Cankova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD