Që të kufizojnë shpërndarjen e koronavirusit në territorin e Bullgarisë, institucionet shtetërore dalin me një seri masash dhe rekomandimesh ndaj qytetarëve, firmave dhe organizatave.
Nga 13 deri në 29 mars janë në fuqi këto masa parandaluese në territorin e Bullgarisë
· Ndalohen vizitat në sallat e lojërave të fatit, në diskoteka, bare, objektet dhe qendrat tregtare, restorante, me përjashtim të dyqaneve për mallra ushqimore, farmacive dhe dyqaneve të vogla për barna pa recetë dhe sende tualeti;
· Ndalohet procesi mësimor dhe të gjitha aktivitetet jashtëshkollore (ekskursione, klube etj.) në shkolla, universitete dhe në institucionet dhe organizatat e tjera arsimore. Në rast mundësie do të aplikohet arsim nga distanca;
· Ndalohen vizitat e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet e fëmijëve;
· Ndalohen të gjitha format e veprimtarive kolektive dhe të punës me fëmijë dhe nxënës jashtë sistemit të arsimit parashkollor dhe shkollor, të cilat organizohen dhe zhvillohen nga personat juridikë dhe fizikë;
· Ndalohet zhvillimi i të gjitha aktiviteteve publike, përfshi këtu ato sportive, kulturore, dëfryese, shkencore (kinema, teatro, koncerte, muze, konferenca, simpoziume, qendra sportive dhe spa, sallat e fitnesit etj.);
· Të gjithë punëdhënësit në përputhje me specifikën e punës duhet të aplikojnë formën e punës nga distanca. Nëse kjo është e pamundur punëdhënësit duhet të aplikojnë masa të rrepta kundërepidemike në dhomat e punës;
· Ndalohen konsultimet mjekësore për gratë dhe fëmijët, vizitat profilaktike tek mjekët dhe imunizimet, operacionet e planifikuara, përfshi këtu transplantimin e organeve, si dhe vizitat e të afërmve të sëmurave në spitale;
· Afati dhe masat mund të ndryshojnë në varësi të zhvillimit të situatës epidemike në vend.
Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale
Punëdhënësit mund të aplikojnë një orar të reduktuar të punës dhe punë nga distanca si një masë preventive mbrojtëse për nëpunësit. Që të mbrojnë shëndetin e personelit të vet, punëdhënësit mund t’i kthejnë të gjitha vendet e lira rreth e përqark në vende të reja pune dhe të venë pengesa të brendshme midis vendeve të veçanta të punës. Rekomandohet që mbledhjet e përbashkëta, konferencat, seminaret dhe trajnimet e ndryshme të shtyhen ose të organizohen përmes online platformave. Orari i ndryshueshëm i punës mund të gërshetohet me një punë në distancë, sepse në këtë mënyrë do të shmanget grumbullimi i punonjësve dhe nuk do të ndërpritet procesi efektiv i punës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Është zgjatur pushimi për nxënësit i shpallur për shkak të gripit sezonal në zonat e ndryshme të vendit. Kryetarët e bashkive në vendet e populluara po kështu mund të marrin vendime për ndërprerjen e mësimeve. Në shkollat, në të cilat zhvillohet procesi mësimor, janë aplikuar masa të forcuara për dezinfektim. Janë ndërprerë ngjarjet shkollore, udhëtimet, ekskursionet dhe vizitat në objektet jashtë shkollave mësimore. Janë shtyrë dhe garat e planifikuara si dhe olimpiadat deri në lejimin e zhvillimit të aktiviteteve publike nga Shtabi Operativ Kombëtar.
Rekomandohet të ndërpriten vizitat në objektet turistike, si dhe të anulohen festivalet turistike dhe ngjarjet në krahinat Gabrovo dhe Pleven deri në një urdhër të dytë. Rekomandimet janë mbi bazën e vendimeve të marra nga Këshilli i Ministrave më 8 mars 2020, të urdhrave të Shtabit Operativ Kombëtar dhe të Këshillit të Grupit të Ekspertëve për punë në situata të jashtëzakonshme, të krijuar me urdhër të Ministres së Turizmit në lidhje me infektimin dhe masat për kufizimin e shpërndarjes së virusit.
Agjencia Kombëtare e të Ardhurave
Agjencia Kombëtare e të ardhurave apelon ndaj të gjithë klientëve të vet të përmbahen prej vizitave në zyrat e institucionit në të gjithë vendin, përveç në rastet urgjente. Klientët të cilët disponojnë një kod personal identifikimi ose firmë elektronike, mund të përdorin shërbimet elektronike të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave. Të gjitha referencat dhe pagesat ndaj buxhetit mund të kryhen online. Mund të merret informacion në nurmin e telefonit 0700 18 700 ose në e-mail.
Instituti Kombëtar i Sigurimeve
Instituti Kombëtar i Sigurimeve po kështu apelon ndaj klientëve të vet të abstenojnë nga një vizitë personale në zyrat e institucionit. Format alternative për kontakt me Institutin Kombëtar të Sigurimeve janë në formën e mbi 70 shërbimeve elektronike të Qendrës së Kontaktit (0 700 14 802), letrave, ose postës elektronike (noi@nssi.bg).
Hekurudhat Shtetërore Bullgare
Në Hekurudhat Shtetërore Bullgare është krijuar një qendër koordinimi e cila ndjek situatën dhe kryerjen e udhëzimeve për dezinfektimin e mëtejshëm të vagonëve dhe të vendeve të punës me dezinfektues. Lokomotivat, vagonët dhe trenat dezinfektohen pas spastrimit të tyre themelor nëpër depot dhe akoma njëherë përpara nisjes nga stacioni fillestar. Pastrohen suplementarisht dorezat, dyert, vendet sanitare e të tjera.
Përpiloi dhe redaktoi: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva, Vesella Mançeva
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..