Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Hodhën poshtë spekulimet për mbartjen e koronavirusit nga punëtorë italianë

Vladimir Malinov
Foto: dnevnik.bg

Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Bulgartransgaz” Vladimir Malinov  hodhi poshtë informacionet sipas të cilave punëtorët italianë të kompanisë saudite “Arkad”, të cilët po ndërtojnë gazsjellësin “Rryma Ballkanike”, e kanë mbartur koronavirusin në rajonin e qytetit Pleven (Bullgari Veriore).

Malinovi tha se personeli i “Arkad” është prej 550 vetash dhe vetëm 75 prej tyre janë italianë. Vetëm 25 prej italianëve kanë ardhur në Bullgari në periudhën pas 25 shkurtit dhe deri tani asnjëri prej tyre nuk i ka shfaqur simptomat e sëmundjes.

Të gjitha punëtorët në objektet e kompanisë, të cilat ndodhen në 5 qarqe të vendit,kontrollohen çdo ditë, nënvizoi Malinovi. Drejtori ekzekutiv bëri thirrje që të mos spekulohet me këtë temë, sepse objekti është me rëndësi kombëtare.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

GERB do të zhvillojë negociata lidershipi vetëm për të formuar një qeveri

Negociatat e lidershipit do të zhvillohen vetëm nëse janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe një qeverie të rregullt nëse interesat e shtetit vendosen mbi ato të partisë . I tillë është kushti i forcës së parë politike GERB. Në një..

botuar më 24-11-25 12.56.MD

Baza bullgare e Antarktidës është e hapur për sezonin e ri polar

Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në krye me Prof. Hristo Pimpirev shkeli me sukses në bregun me dëborë të ishullit Livingston në..

botuar më 24-11-25 11.14.PD

Për Bullgarinë, Vietnami është një partner i rëndësishëm

Pas takimit me homologun vietnamez Lëong Cëong në Hanoi, presidenti Rumen Radev theksoi se Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Vietnamit, njoftoi e dërguara speciale e..

botuar më 24-11-25 10.59.PD