Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveria mori masa suplementare lidhur me koronavirusin në Bullgari

Foto: EPA/BGNES

Pas konfirmimit përfundimtar të 4 rasteve të koronavirusit në Bullgari, në një mbledhje të jashtëzakonshme qeveria mori vendim për anulimin e të gjitha aktiviteteve kulturore në hapësirat e mbyllura në vend. Kryeministri Bojko Borisov bëri  thirrje që të mos ketë panik dhe qytetarët të mos furnizohen me ushqime, duke i siguruar se rrjetet e mëdha të dyqaneve disponojnë rezerva për të paktën 30 ditë përpara. Janë marrë dhe po merren të gjitha masat e domosdoshme për përballimin e situatës së krijuar për shkak të koronavirusit,  tha gjithashtu Kryeministri. Me vendim të qeverisë për shkak të koronavirusit është ndaluar gjithashtu eksporti i maskave dhe i pajisjeve të tjera mbrojtëse, ndërsa Ministria bullgare e Punëve të Brendshme dhe Agjencia Shtetërore “Siguri Kombëtare” kanë marrë vendim për të punuar për parandalimin e spekulimit me pajisje të tilla. Ministria e Shëndetësisë dha urdhër për një regjim special të punës në spitalet e Plevenit dhe të Gabrovos, ku janë regjistruar 4 rastet e para të koronavirusit në Bullgari.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin 2024

Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..

botuar më 24-11-27 7.35.MD

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD