Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Albena Petrovic-Vratchanska: Profesioni i kompozitorit nuk është prioritet i gjinisë së fortë

Foto: © Kaupo Kikkas


Më 8 Mars - Dita Ndërkombëtare e Gruas, për herë të parë në historinë e vet shoqëria muzikore e Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve (EBU) organizoi “Ditë të Grave në Muzikë”. Bashkë me akoma 400 radiostacione të tjera prej 38 shteteve, Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) përfshihet në festën e cila u kushtohet arritjeve të mëdha të grave në artin muzikor dhe të interpretimit dhe të kompozimit të muzikës. Gjatë gjithë ditës media jonë, si dhe të gjitha radiostacionet e tjera publike, të cilat anëtarësojnë në EBU do të transmetojnë muzikë, të krijuar dhe të interpretuar prej grave në të gjitha gjinitë.

Si një pjesë nga kjo festë Radio Bullgaria ju propozon një takim me Albena Petrovic-Vratchanska - kompozitore dhe organizatore aktive e ngjarjeve muzikore në Luksemburg, ku jeton dhe krijon më shumë se 25 vjet. Mes dekoratave, të cilat ka marrë për veprimtarinë e saj të larmishme, është shpallja e saj për Kalorës të Urdhrit për merita në Dukatin e Madh të Luksemburgut (l’Ordre de Mérite du Grand-Duché de Luxembourg). Ajo është gjithahshtu drejtoreshë artistike e festivaleve New Classic Stage dhe Les Concerts du Foyer Européennë Luksemburg.

Albena ka përfunduar studimet e saj në Akademinë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov” në Sofje. Në Luksemburg muzikantja ka specializuar teknika moderne të kompozimit, analizë muzikore dhe muzikë kompjuterike. Ajo është autore e më shumë se 600 krijimeve muzikore në gjini të ndryshme, një pjesë nga të cilat janë përhaur nga Schott Music International, Еditions Octanphare dhe Luxembourg Music Publishers. Krijimet e saj janë interpretuar në Shtetet e Bashkuara, Brazil, Australi, Andorra, Gjermani, Rusi, Itali, Francë, Spanjë e të tjera. Pavarësisht nga angazhimentet e saj të shumta, ajo asnjëherë nuk e ka ndërprerë lidhjen e saj me Bullgarinë. Me qenë se bisedojmë me të në prag të 8 marsit, nuk mund të mos të drejtojmë pyetjen sesi e feston ajo këtë festë. “Më kujtohet se si fëmijë në Bullgari e festoja Ditën e Nënës në një mënyrë shumë solemne" - është përgjigja e saj. Sot - tanimë si një kompozitore e afirmuar, zakonisht e shënon me pjesëmarrje në koncerte, në të cilat tingëllojnë krijime të grave-kompozitore. Albena nuk është e mendimit se profesioni i saj është një prioritet i gjinisë së fortë.

“Kur fillova të mësoj kompozicion në Akademinë Muzikore në Sofje, nuk kishte asgjë të pazakonshme në këtë fakt, kishte dhe studente të tjera në degën e kompozicionit - tregon ajo. Që kur u nisa “në Perëndim” e kuptova se shumë më rrallë takohen gra në këtë profesion. Kjo më ndihmoi mbase që të mund të më vënë re në fillim të karrierës sime. Pas kësaj gjërat ndryshuan, sot ka shumë gra kompozitore. Unë vetë po mundohem të zhvillojë tek të rinjtë një interes ndaj krijimtarisë. Gjatë vitit 2010 me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës së Luksemburgut unë themelova konkursin Artistes en Herbe për fëmijë-kompozitorë, i cili akoma është i vetmi për nga lloji i vet në Evropë. Në të janë përcaktuar tri grupe të moshave në seksionin Junior - deri më 11 vjeç, deri më 15 dhe deri më 19 vjeç.

Sivjet afati për dërgimin e krijimeve është deri më 10 mars. Tanimë morëm një sasi të madhe veprash, të cilat juria do të mund t'i shikojë. Vazhdimisht punoj bashkë me institucionet muzikore bullgare si dhe me kolegë bullgarë. Shumë shpesh premierat botërore të krijimeve të mia janë në Bullgari. Jemi në një bashkëpunim të vazhdueshëm me ppIANISSIMO - një nga festivalet e pakta për muzikë moderne në piano. Ky forum kulturor disa herë është shkak që të kompozoj vepra të reja. Pas më pak se 1 muaj në kuadrin e ppIANISSIMO do të prezantohet opera ime e radios “Pianoja blu”. Kam dhe një bashkëpunim shumë të frytshëm me Festivalin Ndërkombëtar “Javët Muzikore të Sofjes”. I jam shumë mirënjohëse atdheut tim dhe Luksemburgut, ku kam kushte të shkëlqyera për punë, kështu që në mënyrë fare të natyrshme krijohet ky “realizimi im dypalësh” midis vendit në të cilin kam lindur dhe kam marrë arsimin tim dhe shtetit, në të cilin jetoj.

Në asnjë mënyrë nuk e konsideroj veten si një grua të suksesshme. Kam dekorata dhe çmime të shumta, por nuk mund të them se pikërisht ato janë me rëndësi më të madhe për një kompozitor. Për frymën krijuese nuk ka pushim. Ne vazhdimisht mundohemi të realizojmë gjëra të reja. Jeta e artistit është shqetësuese.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm" – një nga këngët e përjetshme të Bullgarisë

Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..

botuar më 24-11-01 1.30.MD

Fillon edicioni i vjeshtës i Plovdiv Jazz Fest

Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..

botuar më 24-11-01 6.10.PD
Vesko Panteleev- Eschkenazy

Varna dhe Sliven zhyten "në botën e muzikës" me maestro Vesko Panteleev- Eschkenazy

Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..

botuar më 24-10-31 2.20.MD