Pianisti Ljudmill Angellov është mes interpretuesve më të njohur modernë bullgarë. Ai ka ekzekutuar në skenat më prestigjioze botërore nën shkopin e disa prej dirigjentëve më të mëdhenj. Ka përfunduar studimet e tij në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” dhe Akademinë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov” në Sofje, në fillim të karrierës së vet ai është dekoruar në konkurset “Frederik Shopen”(Poloni),“Palm Beach”(Shtetet e Bashkuara të Amerikës), “Piano Masters” (Monte Karlo), “World Piano Masters Tour” (Francë). Incizimet e tij janë bërë prej kompanive më të autoritetshme, kurse një nga albumet e tij me krijime të Shopenit fitoi “Grand Prix du Disque Chopin” të Institutit Kombëtar itë Shopenit në Varshavë . Gjatë vitit 2016 kompania britanike Hyperion lëshoi incizimin e Koncertit për piano dhe orkestër opus 3 nga Moritz Moszkowski, të realizuar nga pianisti bullgar bashkë me Orkestrën e Forcave Ajrore në Glasgou, nën drejtimin e dirigjentit bullgari Vlladimir Kiraxhiev. Kjo ishtedhe premiera incizuese e krijimit.
Ljudmill Angjellov është drejtori artistik i festivalit ndërkombëtar muzikor të themeluar prej tij “Piano Extravaganza”, i cili zhvillohet çdo vit në Sofje dhe u është kushtuar krijimeve të interpretuara shumë rrallë nga repertori për piano.
Mes aktiviteteve kaq të larmishme dhe shumëngjyrëshe një vend të posaçëm zënë klasat e tij mjeshtërore, të cilat i drejton në pika të ndryshme të botës, përfshi dhe në Universitetin e Ri Bullgar (NBU – New Bulgarian University). Më 7 mars pianisti ynë me famë botërore do të prezantojë 4 muzikantë të rinj.
“Ky koncert është fillimi i një bashkëpunimi të ri midis “City Mark Art Center” dhe Universitetit të Ri Bullgar. Kam zgjedhur pjesëmarrës nga klasa ime e vjetshme mjeshtërore në Universitetin e Ri Bullgar, duke ndjekur traditën të ndihmojmë muzikantët e rinj, me të cilët punojmë. Programi të cilin po e prezantojmë më 7 mars është shumë interesant dhe i larmishëm. Unë po kështu do të përfshihem me një ose dy interpretime, por detyra ime bazë është të them disa fjalë për çdo një nga pjesëmarrësit dhe t’i prezantoj ata përpara publikut. Maria Millanova dhe Aleksandër Tomov janë nga shkolla Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, Sllavço Todorov është nxënës i shkollës Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven, kurse Dogac Bezduz është një student im në Universitetin e Ri Bullgar nga Turqia. Nxitoj që të them se pavarësisht nga mosha e tyre ata kanë shumë dekorata nga konkurset ndërkombëtare. Jam i kënaqur nga puna me ta dhe ky është shkaku t’u jap këtë mundësi. Ata kanë pedagogë të shkëlqyer dhe bashkë me ta koordinuam çdo gjë. Pavarësisht nga kohët e rënda, në Bullgari lindin talente. Kjo më jep stimul të punoj në emër të realizimit të tyre të ardhshëm në këtë profesion kaq të rëndë, në një mjedis ku ka shumë pianistë të shquar botërisht.”
Për profesorin Angellov sivjet do të ketë edhe disa klasa të tjera mjeshtërore, një nga të cilat është organizuar nga Instituti Kombëtar i Shopenit - një edicion i posaçëm përpara konkursit ndërkombëtar për piano “Shopen”, në të cilin pianisti bullgar merr pjesë si anëtar i jurisë. Kurse më 25 mars dhe 15 prill Ljudmill Angjellov do të interpretojë për publikun bullgar të gjitha krijimet e kompozitorit të madh polak për piano dhe orkestër.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..