E premtja (6 mars) është dita e dytë e vizitës së Presidentit bullgar Rumen Radev në Tiranë. Pritet se sot ai do të vizitojë qytetin e Durrësit.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e priti dje Rumen Radevin dhe e uroi Presidentin bullgar për 142- vjetorin e Ditës Kombëtare të Bullgarisë, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer politik midis të dy vendeve dhe nënvizoi se ky bashkëpunim i ka rrënjët në mirëkuptimin e plotë dhe marrëdhëniet tradicionale midis dy popujve tanë. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi nënvizoi se “Ne i jemi mirënjohës Bullgarisë për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme për rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe çeljen sa më shpejt të negociatave dhe jemi të bindur se kjo mbështetje do të vazhdojë dhe do të kurorëzohet gjatë Presidencës Kroate.”
Presidenti Radev u takua dhe me Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu. Dy bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushën ekonomike, tregtare dhe të investimeve, sidomos duke folur për investimet bullgare në Tiranë.
Rumen Radev tha se vizita e tij në Shqipëri është një provë e mbështetjes së fortë të Bullgarisë përsa i përket integrimit evropian të Shqipërisë. “Jam këtu për të treguar se Bullgaria ju mbështet në përpjekjet tuaja për të transformuar vendin, e që në të ardhmen të jeni një anëtar besnik i BE. Ne besojmë te arritjet e shoqërisë suaj për transformim, në sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; të gjitha këto arritje janë një provë e sigurt se Shqipëria shumë shpejt do të fillojë procesin e negociatave”, tha ai.
Teksa i dorëzoi “Çelësin e Qytetit” në shenjë të miqësisë mes dy popujve, Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu tha se ky vlerësim nga ana e presidentit bullgar për reformat e ndërmarra dhe për transformimin e qytetit të Tiranës është një inkurajim shumë i rëndësishëm në rrugën drejt bashkimit evropian. “Kur fqinjët vijnë dhe të urojnë për punët e mira të bëra në shtëpi, është një inkurajim shumë i madh”, tha ai.
Dita e parë e vizitës së Presidentit Rumen Radev përfundoi me pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë me rastin e ditës kombëtare të Bullgarisë (3 mars).
Në të morën pjesë personalitete të larta shtetërore, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, titullarë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, personalitete fetare, intelektualë, përfaqësues të biznesit, medias dhe shoqërisë civile.
Një koncert në Maqedoninë e Veriut u shndërrua në një tragjedi të përgjakshme Maqedonia e Veriut u zhyt në pikëllim. Një koncert i grupit të njohur hip-hop DNA, që synonte të ishte një festë në jetën e qytetit të vogël të Koçanit, u kthye në..
Gati gjysma e bullgarëve preferojnë që qeveria të vazhdojë të qeverisë dhe nuk duan zgjedhje të reja. Por shumica nuk beson se kabineti i kryeministrit Rosen Zheljazkov do të ketë një mandat të plotë. Këtë e tregon një studim përfaqësues i qendrës..
Pothuajse pesë muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare në Bullgari, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor “u zmadhua” me një parti dhe tani përbëhet nga nëntë formacione politike rekord. Gjykata Kushtetuese shpalli 16..
Studentët serbë protestues do të përshkojnë me biçikletë 1300 km deri në Strasburg Një grup prej 80 studentësh dhe persona të tjerë nga katër..