Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Rumen Radev: Integrimi Evropian i Shqipërisë është në interes të BE-së

Снимка: EPA/BGNES

Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kriteret për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe prandaj Bullgaria do të vazhdojë të përkrahë perspektivën e saj evropiane. Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në takimin e tij me Irir Meta në Tiranë. Radevi është për vizitë shtetërore në Shqipëri me ftesë të homologut të vet. Ai nënvizoi se perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për stabilitetin dhe sigurinë e Evropës Juglindore dhe të gjithë Bashkimit Evropian.

Potenciali për thellimin e marrëdhënieve bilaterale në ekonomi dhe investimet e ndërsjella ishin në fokusin e takimit të dy presidentëve. Mbi 70 kompani bullare tashmë kanë bërë investime në Shqipëri.

Rumen radev dhe Ilir Meta nënvizuan domosdoshmërinë për linje të drejtpërdrejtë ajrore Sofje – Tiranë, si një nga premisat më efektive për inkurajimin e shkëmbimit dypalësh në sferat e arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна