Bashkatdhetar tanët jetojnë nëpër të gjitha kontinentet, por lajmet për arritjet e tyre dhe punën e bërë në dobi të Bullgarisë rrallë hyjnë në fokusin e vëmendjes shoqërore. Një nga këta bullgarë është konsulli i nderit i vendit tonë në Namibinë e largët – Mihaill Mihajllov. Mbase shumë prej jush do të pyesin se çfarë lloji marrëdhëniesh mund të mbajë Bullgaria me një shtet afrikan. Përgjigja do t’ju befasojë:
"Në Namibi dinë shumë për Bullgarinë, me qenë se vendi ynë ka treguar një përkrahje të madhe në luftën çlirimtare të këtij populli që nga regjimi kolonial i aparteidit deri në vitin 1990 (politika e ndarjes raciale, e aplikuar nga pakica e bardhë në Republikën e Afrikës së Jugut që nga viti 1948) – tregon Mihajllov.
“Sot e kësaj dite gjatë çdo një vizite të delegacioneve bullgare, ata shprehin falënderimin e vet për këtë përkrahje. Përveç kësaj një pjesë e madhe nga studentët namibianë, të cilët i kanë përfunduar studimet e tyre gjatë vitit 1989 në Bullgari, tani zënë poste përgjegjëse në drejtimin e Namibisë dhe tregojnë simpatinë karakteristike për ta ndaj vendit tonë”
Një fakt tjetër kureshtar nga historia e shtetit të ri është i lidhur me një nga dokumentet, me të cilat gjatë vitit 1990 Namibia shpall pavarësi nga fqinja e vet jugore – Republika e Afrikës së Jugut.
“Protokolli i parë është i shkruar në gjuhën bullgare, me qenë se pjesa më e madhe nga ata të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e këtij dokumenti i kanë përfunduar studimet e tyre në Bullgari. Ata janë njerëz nga fiset e ndryshme, të cilët flasin gjuhë të ndryshme, por në këtë moment gjuha bullgare i ka bashkuar” – vazhdon konsulli i nderit.
Gjatë nëntorit të vitit të kaluar një vizitë zyrtare në Namibi zhvilloi zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva.
Mihaill Mihajllov e përcakton vizitën si shumë të suksesshme. “Pavarësisht se në këtë etapë Bullgaria nuk ka marrëdhënie shumë intensive me Namibinë, kjo vizitë vuri themelet, që ato të zhvillohen fare shpejt” – mendon Mihajllov. Sipas fjalëve të tij, qarkullimi më i madh në marrëdhëniet e përbashkëta ekonomike bullgaro-namibiane formohet nga eksporti i mineralit të bakrit të përpunuar bullgar. “Largësia e Namibisë nga Bullgaria dhe popullsia e saj e vogël prej afro 2 milionë vetash përcakton një këmbim shumë të ulët tregtar. Por në fusha të tjera, si kultura dhe arsimi, krijohen mundësi për marrëdhënie të mira të përbashkëta, dhe ne do t’i përdorim në të ardhmen”. Në lidhje me këtë janë nënshkruar dy marrëveshje të reja:
“Marrëveshja kulturore parashikon vizita të përvitshme të artistëve namibianë në Bullgari dhe të atyre bullgarë në Namibi. Do të zhvillohen spektakle tematike, ekspozita, filma, sipas kësaj e cila është aktuale në këtë moment. Marrëveshja në sferën e arsimit, parashikon që studentët namibianë përsëri të pranohen për t’u arsimuar në Bullgari”.
Jashtë veprimtarisë së vet diplomatike, Mihaill Mihajllov është autor i disa librave me tema të larmishme dhe intriguese. Për novelën e tij “Mëkati i fisit të bushmenëve”, në të cilën tregohet për jetën e një fisi afrikan në zhdukje, ai fiton çmimin “Shkrimtari i Afrikës”. Vepra e tij është mes librave më të shitur në Namibi. Mihajllov është bullgari i parë i dekoruar me çmimin prestigjioz.
Në një libër tjetër të vet, Mihajllov përshkruan aventurat e tij gjatë periudhës së gjahut. Titulli i tij ”Gjah dhe dashuri” tingëllon në mënyrë pak paradoksale, por gjahu me të vërtetë mund të jetë shprehje e dashurisë ndaj natyrës dhe ndaj kafshëve – na bind bashkatdhetari ynë. “Çdo gjë të cilën e provon njeriu gjatë kohës së ndjekjes, gjetja, takimi me kafshët është më i fortë sesa gjuajtja e fundit” – tregon Mihaill Mihajllov. Pavarësisht dhe vetëm hobi, shkrimi është gjë e rëndësishme për Mihaill Mihajllovin, me qenë se kjo është një mënyrë të kthehet drejt vetes së vet. "Më tepër më interesojnë temat serioze të përgjithshme njerëzore. Në procesin e shkrimit provoj një kënaqësi t’i rikrijoj, të jetojë derisa shkruaj dhe të ëndërroj.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal dhe BGNESMe rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..
Festivali i figurave të rërës rikthehet për të 17-ën verë radhazi në qytetin bregdetar Burgas. Ai do të hapë dyert për vizitorët më 5 korrik në parkun “Liqeni”, njoftoi BTA. Një shfaqje të veçantë me rastin e hapjes do të prezantojnë Shkolla e Baletit..