Ministrja bullgare e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva deklaroi në Selanik se përkrahja e Bullgarisë për integrimin Evropian të Ballkanit Perëndimor po vazhdon. Zaharieva u drejtoi apel vendeve nga regjioni të vazhdojnë me reformat, kurse shtetet nga Bashkimi Evropian të zbatojnë premtimet e tyre dhe të fillojnë bisedime me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore për aderime tyre . Mos u dekurajoni, përparoni me reformat për shkak të qytetarëve tuaj, jo vetëm për shkak të Brukselit dhe kritereve të detyrueshme. Sipas Bankës Botërore Ballkani Perëndimor është më i prekur nga “ikja e trureve”. Prandaj qeveritë duhet të punojnë për një jetë të mirë të qytetarëve të vet, përfshi dhe për një arsim me cilësi dhe realizim të të rinjve, që të mund të mbeten në atdheun e tyre, tha Zaharieva.
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor...
Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese..