Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Bullgare nuk do të dërgojë përfaqësues të saj në Tubimin e kishave vendore ortodokse në Aman të Jordanisë. Kisha Ortodokse Bullgare përmbahet nga pjesëmarrja. Tubimi është i thirrur nga Patriku i Jerusalemit Theofil III, por aksioni është i Patrikanës së Moskës. Tani për tani vetëm patrikët e Rusisë dhe të Serbisë kanë ripohuar pjesëmarrjen e vet në Aman, ku do të diskutohet statusi i kishave të Ukrainës, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Patriku Ekumenik Vartholomeu e quajti nismën të vonuar, e cila kërcënon unitetin e krishterimit ortodoks. Më 19 shkurt Patriku bullgar Neofit përshëndeti vëllezërit e krishterë maqedonas, duke theksuar se ata mund të shpresojnë tek përkrahja e Kishës Ortodokse Bullgare.
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..