Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kultura tradicionale bullgare është e gjallë në qytetin e vjetër të Zllatogradit

6
Foto: Krasimir Martinov

Qyteza e malit të Rodopeve Zllatograd është një nga vendet e pakta ku vizituesi mund ta “prekë” drejtpërsëdrejti kulturën tradicionale të bullgarit dhe ta “shijojë” atë. Shumë afër plazheve me rërë të Greqisë dhe 300 kilometra larg kryeqytetit bullgar, Zllatogradi ofron një kthim përrallor dhe romantik në të kaluarën.

Kënaqësitë e qytetit të vogël janë të shumta: shëtitjet nëpër rrugicat e bukura me kalldrëm, kafeja turke në rërë, kuzhina tradicionale e malësorëve, takimi me zanatçinjtë tradicionalë në punishtet e tyre, të cilat janë pjesë e kompleksit etnografik. Mjeshtër të thikave, argjendarë, poçarë, abaxhinj, saraçë... Të gjithë ata formojnë imazhin e sotëm turistik të Zllatogradit.

Një nga objektet më të parapëlqyera për vizituesit në kompleksin etnografik të qytetit është punishtja e endëses Nina Çollakova. Zanati i saj e ka rrënjët e veta 10 mijë vjet më parë dhe ai ka qenë mënyra e vetme e prodhimit të veshjeve deri në shfaqjen e fabrikave të tekstilit gjatë shekujve XVIII-XIX. Mjeshtëria e endëses është diçka që është transmetuar brez pas brezit në çdo një familje.

Endësja Nina Çollakova mirëpret miqtë në dyqanin e saj në qytetin e vjetër të Zllatogradit me buzëqeshje të gjerë duke qenë gjithmonë e gatshme të tregojë. Profesioni i Ninës është llogaritare.  Para 12 vjetëve bashkë me bashkëshortin e saj Nikollaj, i cili është specialist i tekstilit, kanë vendosur t’i kushtohen këtij zanati të vjetër, duke e prezantuar atë para turistëve. Ndryshe nga mënyra, në të cilën prodhohen pëlhurat në industrinë bashkëkohore të tekstilit, Nina punon vetëm me materiale natyrore – shpjegon ajo dhe vazhdon:


„Qëllimi është që të tregojmë si kanë punuar paraardhësit tanë. Pambuku ka qenë një material i vështirë për të gjetur dhe prandaj në të shkuarën kanë përdorur kryesisht lesh. Mëndafshi gjithashtu nuk ka qenë shumë i përhapur. Sot problemi është se gjithnjë e më vështirë gjejmë penj natyrorë. Ne përdorim  fije nga fabrika në qytetin Sliven, kurse nga Kazanllëku furnizohemi me fije pambuku. Pambuku e mban pëlhurën e mbledhur. Tani kur tek ne vijnë njerëz të rinj ata nuk besojnë se kështu janë prodhuar veshjet në të kaluarën. Mendojnë se veshjet e tyre vetë vijnë në dyqan. Nuk interesohen për këtë gjë. Nuk di në se akoma ekzistojnë shkolla të specializuara. Më parë në qytet kishim shkollë të specializuar dhe punishte, por ato prej shumë kohe janë të mbyllura. Për fat të keq s’ka shumë njerëz si ne. Kështu zanati pak nga pak do të zhduket. Në shtëpi askush nuk end dhe nuk ka tezgjahë. Pak janë dhe fijet natyrore, sepse njerëzit tashmë nuk rritin dele dhe dhi. Dikur leshi i dhive përdorej për punimin e velenxës, e cila vendosej në tokë dhe mbi të njerëzit kanë fjetur. Velenxa nuk thith lagështi dhe ndizet vështirë. Paraardhësit tanë kanë fjetur në tokë, në baltë, sa më afër oxhakut. Gunat e barinjve gjithashtu janë punuar me lesh dhie, në mënyrë që t’i mbrojë njerëzit nga shirat”.

Përveç se u tregon turistëve se çfarë është tezgjahu, Nina punon në të dhe prodhon sende të ndryshme, të cilat mund të përdoren në shtëpi: jastëkë, papuçe, peshqirë, qilima, torba...


„Turistët i pëlqejnë dhe i blejnë – shpjegon Nina. Dhe kohët e fundit ritet e vjetra ringjallen. Njerëzit interesohen për to dhe mblidhen në tubime. Për to kërkojnë çanta, ku mund të futin gjërat e veta – çanta të përshtatshme për kostumet tradicionale, me të cilat vishen në këto tubime popullore. Ka njerëz të tjerë, të cilët janë pronarë të tavernave dhe kanë nevojë për sende tradicionale për dekorimin e hapësirës së brendshme. Ata kërkojnë qilima, jastëkë për minderet e shumë gjëra të tjera. Asgjë prej prodhimeve nuk qëndron gjatë në dyqan – ato shiten shpejtë dhe duhet pasur parasysh se prodhimi i tyre kërkon kohë. Për një metër qilim për shembull kam nevojë për tri-katër orë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: Krasimir Martinov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD

Zellnik, skrob, picë me drithëra të plota dhe bozë - fshatrat e Kjustendilit si destinacione tërheqëse gastronomike

Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..

botuar më 24-10-12 10.35.PD
Shtëpia malore

U shpërndanë çmimet për shtëpitë më të mira turistike malore për vitin 2024

Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..

botuar më 24-10-10 11.33.PD