Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Nga koleksioni i Radio Bullgarisë”

Fëmijë bullgarë në Gjermani mësojnë gjuhën bullgare në 38 shkolla të së dielës

21 shkurti është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

| rinovuar më 20-05-24 12.15.PD

Bashkësia më e madhe bullgare përtej kufirit është në Gjermani. Sipas të dhënave të përafërta të Ministrisë së Punëve të Jashtme nga viti 2019 bashkatdhetarët tanë në këtë vend numërojnë 416 mijë veta. Numri në rritje i emigrantëve nga Bullgaria bëhet shkak për hapjen e shkollave të reja të së dielës në këtë vend. Kjo për arsye se ata bullgarë të kenë mundësi të mësojnë gjuhën amtare. Tani në provincat gjermane ka 38 shkolla bullgare gjithsej, përderisa para dhjetë vitesh ato ishin vetëm 6.

Një nga vatrat, e cila bashkon bullgarët në Gjermani, Belgjikë dhe Niderlandë është Qendra Kulturore dhe Arsimore Bullgare në Aachen të provincës Reini Verior – Vestfali. Ajo u themelua para tre vitesh nga ish studentë në Gjermani, të cilët u vendosën për punë dhe jetë në këtë krahinë. Pranë qendrës ka edhe një shkollë bullgare me mësimdhënien e gjuhës amtare, të diturive për atdheun dhe të historisë.

"Mendojmë se krahas gjuhës bullgare fëmijët duhet të njohin traditat dhe kulturën bullgare – thekson Dobromir Mashev, kryetar i qendrës. – Ideja jonë ishte që fëmijët duke mësuar të grumbullojnë edhe një bazë të qëndrueshme diturish. Ja përse nuk krijuam vetëm shkollë bullgare, por qendër kulturore dhe arsimore."

Ideja lindi një ditë kur familjet bashkë me fëmijët e tyre u mblodhën për të punuar verore me rastin e 1 Marsit. Që atëherë bullgarët e tri shteteve të lartpërmendura kalojnë bashkë festat e mëdha dhe afirmojnë praninë e vet si bashki duke organizuar Ditë të Kulturës Bullgare, Ditë të Popujve në Aachen e kështu me radhë. Përveçse të bashkojnë bullgarët mbi bazë të gjuhës amtare, në qendër punojnë edhe për integrimin e tyre në familjen e madhe evropiane së cilës i përkasim të gjithë.


"Ky është një nga qëllimet tona kryesore – është kategorik kryetari i qendrës. – Fëmijët bullgarë që linden dhe rriten në Gjermani duhet të dinë rrënjët  e tyre. Në se ato rrënje janë të shëndosha dhe të forta ato mund të zhvillohen. Dhe pavarësisht ku ndodhemi, sepse disa milion bullgarë jetojnë kudo në botë, me rëndësi është të ruajmë traditat."

Konkursi Ndërkombëtar “Az Buki Vedi” është veprimtaria të cilën fëmijët e shkollave bullgare të së dielës në Gjermani presin me padurim. Edicioni i sivjetshëm do të mbahet më 21 qershor në Aachen.

"Fëmijët janë shumë të motivuar sepse kanë mundësi të tregojnë se çfarë e kanë mësuar në shkollat bullgare të së dielës – tregon Dobromir Mashev. – Konkursi është për lexim dhe është shumë prestigjioz, sepse në jurinë ftojmë gjuhëtar dhe pedagogë nga Universiteti i Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”. Çdo fëmijë merr një certifikatë për pjesëmarrje. Krahas kësaj zgjidhen mbret dhe mbretëresha e germave. Fëmijët janë shumë të entuziazmuar sepse dëshirojnë të tregojnë më të mirën, të cilën e kanë mësuar. Duke u kthyer në shkollat gjermane ku mësojnë çdo ditë ata u tregojnë bashkënxënësve për këtë veprimtari. Në këtë mënyrë zgjerohet pjesëmarrja e fëmijëve nga kombe të ndryshme. Për më tepër se vitin e ardhshëm konkursi për herë të parë do të dalë jashtë kufijve të Gjermanisë dhe do të mbahet në Londër të Britanisë së Madhe."

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: bg-euregio.de




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD