Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Bullgaria në skenën botërore” është theksi i sivjetshëm i “Ambasadorit për një ditë”

Ambasadorja Donika Hoxha përsëri është ndër mentoret e iniciativës

Sivjet Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Sofje përsëri është pjesë e nismës “Ambasador për një ditë”. Iniciativa filloi para tri vjetëve dhe organizohet nga përfaqësia diplomatike e Britanisë së Madhe tek ne. Konkursi për ese për nxënëset në moshë 14-18 vjeç u jep mundësi vajzave të bëhen ambasadore për një ditë dhe tema e tij kësaj radhe është “Bullgaria në skenën botërore”.

Në krye të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë për një ditë ishte një nga 16 vajzat-fituese, 14-vjeçarja Dunja Kelçova nga Velingradi. Ajo është mbështetësja e përfaqësimit të grave në çdo fushë dhe sidomos në diplomaci.

Informacioni im për Shqipërinë ishte pak. Unë dija se Shqipëria dhe Bullgaria janë të ngjashme. Tani, pas ditës së sotme tashmë di se kjo është e vërtetë, por di edhe më shumë. Ambasadorja Donika Hoxha më tregoj gjëra interesante për këtë vend dhe jam e bindur se dua ta vizitoj” – tha para mikrofonit të Radio Bullgarisë Dunja Kelçova. “Vizituam zyrën e UNICEF-it në Bullgari, ku diskutimet ishin më shumë mbi programet e edukimit në mbështetje të fëmijëve, sidomos të fëmijëve të braktisur dhe të fëmijëve me nevoja të veçanta. Më interesant për mua ishte diskutimi në Institutin Diplomatik për marrëdhëniet Bullgari-Shqipëri”.

Kjo ishte aktiviteti i radës i nismës “Ambasador për një ditë”. Para disa ditësh vajzat fituese vizituan Vjenë dhe selinë e OSCE-së, duke u njohur me ambasadorët e shteteve përkatëse në këtë organizatë dhe me punën e saj. Мë shumë mund të mësoni nga vetë Ambasadorja e Shqipërisë në Sofje, znj. Donika Hoxha.

Edhe organizatoret e  “Ambasadorit për një ditë” edhe nxënëset presin takimin më 5 mars të të gjitha 16 fitueseve, kur do të mbyllet edicioni i sivjetshëm i iniciativës.

Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Bulgarian Diplomatic Institute




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov (majtas) dhe Peter Szijjártó

Bullgaria është mirënjohëse për mbështetjen hungareze për Shengenin

Në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjártó, Presidenti Rumen Radev shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Bullgarisë në zonën Shengen. Në një deklaratë nga zyra e shtypit e kreut të shtetit..

botuar më 24-12-13 5.22.MD

Përfunduan konsultimet e formacioneve politike të përfaqësuara në parlament me presidentin

Konsultimet e presidentit Rumen Radev me forcat politike të përfaqësuara në parlament përfunduan para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues. Sipas Kushtetutës, kreu i shtetit zhvillon konsultime me përfaqësues të grupeve parlamentare të formacioneve..

botuar më 24-12-12 6.17.MD

Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtarë të plotë të zonës Shengen

Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u..

botuar më 24-12-12 11.53.PD