Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit, e krijuar gjatë vitit 1992 me misionin të ndihmojë shtetasit bullgarë, të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe të punojnë jashtë kufijve të vendit, ka përgatitur një program të pasur për ta edhe gjatë vitit 2020. Përpara Radio Bullgarisë Lili Spasova, eksperte kryesore në institucion, deklaroi se përmes festivaleve dhe forumeve të tjera shteti do të vazhdojë të punojë për ruajtjen e hapësirës etno-kulturore bullgare dhe për ndërtimin e lobeve bullgare jashtë vendit.
Mes prioriteteve të Agjencisë është puna me fëmijët. Në këtë lidhje gjatë vitit 2020 theksi do të vihet mbi 350 shkollat bullgare të së dielës nëpër 6 kontinentet. “Duke u nisur nga fakti se leximi në gjuhën bullgare është jashtëzakonisht i rëndësishëm për bullgarët e vegjël të cilët rriten jashtë shtetit, Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit do të jetë bashkëorganizatore dhe një institucion përkrahës i Konkursit të IV-të Ndërkombëtar të Shkollave për Lexim në Gjuhën Bullgare “Az, Buki, Vedi”. Gjatë vitit 2020 mikpritës i tij do të jetë shkolla “Shën Princi Boris i I” në Aahen – Gjermani”, shënon Lili Spasova.
Në prag të 147-vjetorit e vdekjes heroike të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, bashkë me qendrën Bullgaro-Amerikane për Trashëgimi Kulturore në Çikago u zhvillua olimpiada shkollore “Levski-2020”. Do të zhvillohen akoma iniciativa të tjera të Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit mes të cilave janë edicioni i 24 i konkursit letrar “Stefan Geçev”, konkursi i 19 për piktura “Bullgaria në ëndrrat e mia”, konkursi i 11 për të kënduar “Ljubka Rondova”, Folkloriada dhe Spartakiada.
“Do të vazhdojmë të përkrahim krijuesit e talentuar bullgarë jashtë kufirit – vazhdon Lili Spasova dhe rikujton se sipas traditës Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit i përkrah përfaqësuesit e Bullgarisë në konkursin e këngëve “Eurovision”. Gjatë viteve të kaluara ky forum u shndërrua në një kauzë bashkuese për bullgarët jashtë shtetit. Sipas rregullave votimi është i mundshëm nga territori i shteteve të tjera. Dhe bashkatdhetarët tanë e shfrytëzojnë rastin – “i përkrahin dhe ndjehen të fuqizuar me pjesëmarrësit bullgarë, të cilët u sjellin vetëdije dhe krenari”.
Lili Spasova nga Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit vë në dukje akoma se po punohet gjithnjë e më shumë në dobi të bullgarëve jashtë Bullgarisë, duke mbajtur një komunikim efektiv me ta. Në radhë të vet, përfaqësuesit e bashkësive bullgare përfshihen me dëshirë në iniciativat e Agjencisë, kurse kjo lind miqësi të reja dhe zbulon talentet dhe potencialin e tyre në kulturë, në artet e ndryshme dhe në sport.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..