Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gratë e Kosovës – në fokusin e festës së Pavarësisë në Sofje

Pesë piktore nga Kosova nëpërmjet sensibilitetit të vet dhe mënyrës personale të shprehjes prezantuan gratë e shtetit më të ri në Evropë. Ngjarja ishte pjesë e shënimit të festës kombëtare të vendit, të organizuar nga Ambasadori Edon Cana.

Republika jonë lindi me viktima të shumta, në konfliktin më të përgjakur në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe ai e la shenjën e vet mbi të gjithë ne dhe më shumë mbi gratë tona, të cilat e paguan çmimin më të lartë. Prandaj dhe festën tonë të sotme ua kushtojmë atyre.” – tha Ambasadori Cana para mysafirëve të pritjes me rastin e Pavarësisë. “Ftuam dhe disa gra nga Krusha e Madhe, e njohur si “fshati i të vejave” për këtë se shumica e burrave në të janë vrarë gjatë luftës. Për mua ato janë simboli i Kosovës, sepse dhimbjen, tragjedinë e tyre arritën ta kthejnë në diçka pozitive.

Ambasadori Cana dhe Fahrije Hoti

Në luftën Fahrija Hoti humbi burrin në moshën e re dhe mbeti më vajzën e saj 3-vjetëshe dhe me birin tremuajsh. Ajo është në mes të 114 grave të veja me 502 fëmijë pa prind. Familja e saj e kishte biznesin që merrej me kultivimin e specave, traditë të cilën e trashëgoi edhe Fahrija më vonë. Në këtë punë ajo angazhoi shumë nga të vejat e fshatit.

Në intervistën tonë me Fahrije Hoti mund të dëgjoni për historinë e këtij suksesi, se si produktet e kooperativës bujqësore “Krusha” sot shiten me sukses në Zvicër, Austri, Gjermani, Francë, Itali.

Nën tingujt e Nexhmije Pagarushës mzsafirët patën mundësi të shijojnë dhe pije nga Kosova – birrën Sabaja si dhe verërat ngabodrumet Daka dhe Sefa Wine.

Pesë artiste prezantohemi me disa punime, ku koncepti i të gjithë kësaj feste është të tregojmë një realitet kosovar. D.m.th secila me artin e vet reflekton mbi realitetin e femrës dhe realitetin në përgjithësi të popullit dhe të vendit tonë të Kosovës” – janë fjalët e Mjellma Goranci.

Mjellma Goranci bashkë me koleget e saj Zake Prelvukaj, Eliza Hoxha, Shqipe Kamberi dhe Zana Ramadani e krijuan atë imazh të Kosovës, i cili sipas tyre meriton të prezantohet para publikut të huaj.

Nga e majta në të djathtë: Eliza Hoxha, Mjellma Goranci, Shqipe Kamberi, Zake Prelvukaj, Jeta Çitaku Cana dhe Zana Ramadani

Në lidhje me shënimin e Pavarësisë së Kosovës në Sofje, mund të dëgjoni dhe intervistën me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, z. Edon Cana.

Foto: Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD