Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Stoli i dashurisë” afër qytetit Drjanovo - një vend për ndjenja të ndara mes natyrës

Tek ne ka vende romantike, të cilat vizitohen gjatë gjithë vitit nga çiftet e dashuruara dhe bile nga familje të tëra, vende, të cilat janë kthyer në simbol dhe shenjë  të dëshirave të fshehura njerëzore.

Askush nuk mban mend se që kur një stol i zakonshëm, deri tek i cili të çon një rrugicë mbi Manastirin e Drjanovos, për herë të parë është quajtur “Stoli i dashurisë”.

Vendi është i jashtëzakonshëm, sepse pamja e cila hapet përpara vështrimit të të dashuruave, të cilët kanë arritur deri aty, është e madhërishme dhe e pakrahasueshme me asnjë vend tjetër në vendin tonë. Deri ku të arrin vështrimi është shtrirë një pyll pa fund, i cili gjatë verës i përngjan një “deti të thellë të gjelbër”, kurse në të si mbi pëllëmbë shikohet manastiri i Drjanovos, linja hekurudhore dhe kanioni piktoresk i lumit Drjanovska.

Gjatë gjithë vitit aty vijnë njerëz, të cilët praktikojnë  ngjitjen shkëmbore, kurse ky është edhe një kontakt tjetër me natyrën marramendëse mbi qytetin Drjanovo.  

Gjatë viteve të fundit “Stoli i dashurisë” fitoi një popullaritet të madh dhe vizitohet prej turistëve nga i gjithë vendi. Deri në vitin 2013 ky stol nuk konsiderohej si një kureshtje e tillë nga vetë banuesit e qytetit të afërt.

E gjetëm “Stolin e dashurisë” në një gjendje të mjerë” - kujtohet Nikollaj Karagjozov, zëvendës kryetar i Bashkisë së Drjanovos.

Për një ditë spastruam, ngjyrosëm, vendosëm tabelat dhe u drejtuam apel njerëzve të fotografohen dhe t’i vendosin fotografitë në faqen e internetit. Na befasoi interesi i madh ndaj këtij objekti. Doli se shumë njerëz shkojnë aty. Ata filluan të tregojnë fotot e tyre, madje kishte dy propozime për martesë, të bëra pikërisht aty. Kështu, pa ndonjë shumë të madhe parash të investuara nga ana jonë, “Stoli i dashurisë” u kthye në një nga kureshtjet natyrore më shumë të vizituara në Drjanovo. Vumë tabela nëpër rrugë dhe një libër, që të tregojnë njerëzit mendimet dhe ndjenjat të cilat i emocionojnë aty. Tamam për 2 javë ajo u përmbush me masazhe, të lëna edhe nga të huajt. Ne na befasoj fakti se vendi vizitohet kaq shumë. Mesazhet e tyre i kishin lënë gjermanë, rusë, letonë, francezë, madje kishte një letër prej miqve të ardhur nga Kenia e kështu me radhë.

Prandaj edhe dy herë të tjera e rinovuam këtë fletore për vizituesit. Një pjesë e mesazheve në librin e vizituesve e kemi publikuar në sajtin tonë “Destinacioni Drjanovo” - http://destinationdryanovo.com. Aty mund të lexohen fjalë të mira  si për njeriun e dashur, ashtu dhe për miqtë, familjen dhe po kështu për natyrën dhe për shtëpinë tonë të përbashkët Toka. Njëra nga propozimet për martesë qe pikërisht më 14 shkurt në “Stolin e dashurisë”. Njëherë dhe ne nga bashkia u bëmë një surprizë të dashuruarve. Sollëm herët në mëngjese një qese me dhurata për festën. Qe shumë e këndshme dhe e lezetshme, kur na dërguan foto dhe na falënderuan për gjestin. Pas kësaj stoli qe i përmendur në shumë sajte dhe media si një nga vendet më romantike në Bullgari.  Më kureshtarja këtu mbetet vetë natyra. Ne fare lehtë e ndryshuam zonën që të ndihen njerëzit mirë dhe t’i gëzohen natyrës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: destinationdryanovo.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga vreshti në shishe – “Mavrudi” legjendar si pjesë e kartëvizitës së Bullgarisë

 “Poezia në një shishe” - kështu e përcaktojnë njohësit varietetin emblematik të verës vendase “Mavrud”. Ajo karakterizohet me një ngjyrë të thellë rubin, si dhe nivele të larta të taninit dhe acideve. Në pijen legjendare bullgare mbizotërojnë..

botuar më 24-07-28 12.20.MD

“The Independent” : Sllënçev Brjag ofron më shumë për më pak se Marmaris

S llënçev Brjag tejkaloi pushimoren turke Marmaris si destinacioni më i përballueshëm për pushimet familjare. Një sondazh i gazetës britanike online “The Independent” krahasoi çmimet e 10 artikujve thelbësorë, duke përfshirë ushqimin, pijet dhe..

botuar më 24-07-25 7.25.PD
Liqeni Shiroka Poljana (Livadhi i Gjerë)

Batak është shumë më tepër se një qytet i bukur në Rodope me një histori dramatike dhe peizazhe piktoreske

Për ne, bullgarët, Bataku është një qytet i shenjtë! Edhe sot e kësaj dite, atje ndihet jehona e ngjarjeve tragjike që lidhen me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, kur shumica e banorëve të pafajshëm të qytezës në malin e Rodopeve u vranë..

botuar më 24-07-21 10.20.PD