Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

10% prej maturantëve bullgarë vazhdojnë arsimin jashtë shtetit

Foto: arkiv

Studentët bullgarë jashtë shtetit parapëlqejnë specialitete të lidhura me biznesin. Por tashmë ka dhe tendencë të rritjes së interesit për shkencat inxhinierike si inxhinieria mekanike dhe inxhinieria e aviacionit, kështu edhe për të gjitha degët e teknologjisë së informacionit.

Interes ka dhe për dietologjinë, gjenetoikën, mjekësinë dhe psikologjinë. Shumë të parapëlqyera për studentët bullgarë janë dhe specialitetet e lidhura me intelektin artificial, sigurinë kibernetike, pohojnë përfaqësuesit e firmave të konsultimit, të cilat i ndihmojnë maturantët me përgatitjen dhe plotësimin e dokumenteve të aplikimit në universitetet e huaja.

Çdo vit rreth 10% prej maturantëve në Bullgari vazhdojnë arsimin e tyre të lartë jashtë vendit tonë. Për vitin e radhës studentët bullgarë në Holandë shënojnë rritje 10%, derisa bullgarët që e kanë zgjedhur Britaninë e Madhe për këtë qëllim janë 10% më pak.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti Evropian mbështeti përbërjen e Komisionit të ri Evropian

Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..

botuar më 24-11-27 5.09.MD

Bullgaria është në rrugën midis Lindjes dhe Perëndimit

Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..

botuar më 24-11-27 2.08.MD

Shanset për zgjedhjen e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor janë minimale

Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..

rinovuar më 24-11-27 12.19.MD