Bullgaria është gati të shtojë pjesëmarrjen në misionin stërvitës të NATO-s në Irak, tha ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, i cili ndodhet në Bruksel për takimin e ministrave ushtarak të paktit. Deri tashti Sofja kishte dy oficerë të cilët u evakuuan, por ata do të kthehen në Irak. Ministri shtoi, se qeveria vendosi të rritë numrin e oficerëve bullgarë dhe ata të bëhen katër. Bagdadi shprehu dëshirë që misioni stërvitës të rifillohet. Ky mision u ngri pas ashpërsimit të tensionit midis ShBA-së dhe Iranit. Zëvendës ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov njoftoi, se talibanët dhe ShBA-ja arritën marrëveshje që misioni i NATO-së të mbetet në Afganistan përderisa shteti do të stabilizohet dhe do të bëhet çarje në rregullimin paqësor të konfliktit.
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..