Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria dhe Rusia po fillojnë likuidimin e “Rrymës Jugore”

Foto: www.south-stream.info

“Gazpromi” rus dhe “Holdingu Energjetik Bullgar” po pakësojnë kapitalin e shoqërisë së tyre të përbashkët “Rryma Jugore”, si një hap i parë drejt likuidimit të kompanisë. Deri në muajin prill kapitali i firmës pakësohet me pothuajse 150 000 euro, të cilat do të shkojnë krejtësisht drejt “Gazpromit” së cilës “Holdingu Energjetik Bullgar” i ka borxh 98 000 euro. Për palën bullgare kryesore është klauzola e kontratës për shpërbërjen e shoqërisë, se Holdingu Energjetik Bullgar nuk i detyrohet asnjë kompensim palës ruse dhe ajo nuk mund të ngrejë çështje kundër partnerëve bullgarë. Pritet po kështu dhe shitja e pronave me vlerë rreth qytetit Varna, për mbi 9,5 milionë euro. Bullgaria tanimë i pagoi “Rrymës Jugore” mbi 6,5 milionë euro, për prona mbi të cilat kalon traseja e gazsjellësit “Rryma Ballkanike”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë

Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...

botuar më 25-02-18 4.37.MD