Teodosij Spasov është interpretuesi i parë solo, i cili ka ekzekutuar muzikë nëpër të gjitha kontinentet. Me ftesë të profesorit Hristo Pimpirev, udhëheqës i ekspeditës së 28 antarktike bullgare, ai u përfshi në përbërjen e saj bashkë me kitaristin Hristijan Cvjatkov. Në kontinentin e akullt ata kompozuan 10 krijime të reja, të cilat i interpretuan për herë të parë mes kolonive prej pinguinëve dhe fokave. Ditën e shtunë më 8 shkurt në bazën e rinuar spanjolle “Huan Karlos I” u mbajt koncerti i parë për nga lloji i vet në Antarktidë përpara publikut prej polarëve spanjollë dhe atyre bullgarë. U interpretuan tri nga kompozicionet e reja si dhe improvizime të flamenkos spanjolle dhe të valles bullgare. Pas koncertit të grupit “Metalica” gjatë vitit 2013 në Antarktidë, ky është dueti i parë në botë, i cili ka ekzekutuar në kontinentin e akullt.
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..
Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Diplomacia bullgare, pa u mburrur, përdor ndikimin e saj për të liruar qytetarët bullgarë që janë pengje të Hamasit në Gazë. Falënderuam ambasadoren..