Partia në pushtet GERB nuk do të nisë apo të përkrahë veprime për shkarkimin e presidentit Rumen Radev nga detyra. Bullgaria nuk do të fitojë asgjë nga një luftë ndërmjet institucioneve.
“Nuk do të investojmë në kundërshtimin politik dhe nuk do të kontribuojmë për ndarjen e shoqërisë”, informoi Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev.
Kryetarja e grupit parlamentar të partisë GERB Daniella Daritkova nënvizoi se lufta mes institucioneve nuk është nisur nga GERB-i dhe ajo nuk është në favor të popullit bullgar.
Sa u përket pohimeve se nga GERB-i i kanë propozuar Partisë Socialiste Bullgare të bëjnë koalicion, Daritkova informoi se GERB-i kurrë nuk ua ka propozuar socialistëve formimin e qeverisë së përbashkët, kurse partia ka një pozitë të qartë të miratuar në kongres partiak, se nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Socialiste Bullgare.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..