Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për bullgarët në Serbi dhe për misionin e gazetës bullgare “Novo Bratstvo”

Sipas të dhënave të institutit statistikor të Serbisë nga viti 2011, u përcaktuan vetë si bullgarë pak më se 18 mijë veta. Me pakicë më të madhe bullgare janë krahinat lindore të fqinjës sonë perëndimore – kryesisht bashkitë e qyteteve Bosilegrad dhe Caribrod. Vitet e fundit për shkak të migracionit ekonomik në rritje bullgarët bëhen gjithnjë e më pak – thekson Milla Vasov, drejtoreshë e Shtëpisë Botuese “Novo Bratstvo” (Vëllazëria e Re) dhe kryeredaktore e gazetës me të njëjtin emër, e cila del në gjuhën bullgare në Nish.

Gazeta ekziston që nga viti 1949, ndërsa dy vjet pra kësaj dilte si shtojcë e gazetës “Pirotska Svoboda” (Liria e Pirotit)dhe afro një vit si gazeta me vete bullgare „Svoboda” (Liri). Thënë me fjalë të tjera botimi është fakt që nga viti 1949 e deri më sot. Kishte një ndërprerje nga viti 2012 deri në vitin 2016. Fillimisht gazeta dilte një herë në javë, ndërsa tani për shkak të pamjaftueshmërisë së mjeteve botohet çdo dy javë. Një pjesë prej saj i kushtohet jetës në bashkitë Caribrod dhe Bosilegrad, ndërsa pjesa tjetër – kulturës. Prezantojmë krijimtarinë e bullgarëve në Serbi. Nga viti 1960 deri në vitin 2012 dilte edhe revista e fëmijëve “Drugarçe” (Shok), ndërsa nga viti 1964 deri në vitin 2012 edhe botimi i madh letrar “Most” (Urë). Gjatë viteve arritëm të bëjmë shumë botime të financuara nga ish Jugosllavia. Kjo ishte një periudhë në të cilën dolën nga shtypi më se 150 libra në gjuhën bullgare. Tani e kemi vetëm gazetën.


Sipas bashkëbisedueses Milla Vasov roli kryesor i mediave bullgare në Serbi duhet të jetë bashkimi i bullgarëve në këtë vend.

Karakteristika kryesore e pakicës bullgare është se ajo është e ndarë. Ne nuk veprojmë si një organizëm. Të gjitha mediat bëjnë apel të punojmë bashkë, por në praktikë jemi të ndarë. Për këtë ka shumë shkaqe...

Trojet e populluara me bullgarë në Serbinë fqinje tek ne njihen me termin “krahina perëndimore” i cili u afirmua pas Luftës së Parë Botërore. Me të caktohen territoret e shkëputura nga shteti bullgar dhe të aneksuara në Mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve sipas Traktatit arritur në Neuilly-sur-Seine të Francës nënshkruar më 27 nëntor të vitit 1919. Pjesa dërmuese e këtyre territoreve sot janë në Serbi, ndërsa të tjerët – në Maqedoninë e sotme të Veriut.

Në fakt në Serbi banojnë afro 18 mijë bullgarë. Tani procesi mësimor në shkollat fillore në krahinat perëndimore është në gjuhën bullgare, ndërsa në rajone të tjera – është i përzier. Në kohën e socializmit procesi i mësimdhënies fund e krye ishte në gjuhën bullgare, pas kësaj fëmijët e kishin të drejtën të zgjedhin në cilën gjuhë të mësojnë. Mirëpo, shumica prej tyre pas mbarimit vazhduan arsimin në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: novo.bratstvo.rs



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD