Pasi dje presidenti Rumen Radev shpalli zyrtarisht se ia heq besimin qeverisë, sot forcat kryesore politike e komentojnë këtë temë.
Nga grupi parlamentar i partisë qeverisëse GERB deklaruan se sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë presidenti nuk ka kompetenca për t’i hequr besim qeverisë. Kompetenca të tilla kanë vetëm Kuvendi Populor dhe votuesit.
Nga “Patriotët e Bashkuar” komentuan se “nuk është mirë kur njeriu, i cili simbolizon unitetin e kombit nis luftë dhe bënë thirrje për dialog dhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve.
Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë kundërshtoi vendimin e kreut të shtetit me argumentin se ai as heq as jep besim, vetëm ka të drejtën të shprehë mendime.
Grupi parlamentar i koalicionit të së majtës “Partia Socialiste Bullgare – për Bullgarinë” solidarizohet plotësisht me Presidentin.
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..