Kryeprokurori i Bullgarisë Ivan Geshev i dërgoi letra sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës dhe Komitetit Evropian për Problemet e Krimit me kopje te kryetarët e Parlamentit Evropian dhe të Komisionit Evropian, me të cilat sjell informacion për vështirësitë në plotësimin e dy lutjeve drejtuar autoriteteve serbe për ekstradimin e biznesmenit bullgar Cvetan Vasilev. Kryeprokurori rikujton se lutja e parë iu dërgua autoriteteve serbe para më se 5 vitesh.
Në letër adresuar Gjykatës Supreme në Beograd kryeprokurori informon se lutjet e Bullgarisë nga viti 2014 për ekstradimin e Vasilevit mbeten të vlefshme. Ai thekson se procedura penale kundër biznesmenit për përvetësimin e parave nga banka e falimentuar KTB është pa analog në drejtësinë bullgare dhe me ndikim mbi ekonominë dhe stabilitetin financiar të vendit.
Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..