Në lidhje me shqetësimet sa i përket përhapjes së koronavirusit të ri, ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev personalisht u njoh me organizimin dhe koordinimin ndërmjet organeve përkatëse kompetente për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, të cilat mbërrijnë në territorin e Bullgarisë. Në një brifing të organizuar në Aeroportin e Sofjes ministri prezantoi punën e përbashkët e autoriteteve shëndetësore, doganore dhe të aeroportit.
Në dy terminalet e Aeroportit të Sofjes punojnë të paktën 10 përfaqësues të autoriteteve të shëndetësisë, të cilat bashkërendojnë veprimet e tyre me institucionet e tjera.
Të gjitha pasagjerët kalojnë kontrollim termik dhe secilit prej tyre i matet temperatura e saktë e trupit. Në rast të regjistrimit të temperaturës mbi 37 gradë, pasagjeri menjëherë izolohet në ambient të përshtatshëm, ku plotëson anketë dhe i nënshtrohet kontrollit mjekësor . Njerëzit me temperaturë dalin nga territori i aeroportit përmes një daljeje të veçantë dhe një ekip mjekësor i shoqëron me ambulancë deri në spitalin e përshtatshëm.
Shumë i rreptë është kontrolli për njerëzit, të cilët vijnë nga Stambolli, Moska dhe Doha. Ministri informoi se vetëm një person nga gjashtë njerëzit që kanë ardhur nga Kina ka qenë me temperaturë 37,1 dhe pavarësisht se temperatura e tij nuk ka qenë aq e lartë, ai është izoluar.
Deri në të premten do të furnizohen 3 kamera termike – për aeroportet në qytetet Varna dhe Burgas dhe një suplementare për aeroportin e Sofjes.
Sa i përket hyrjes në territorin bullgar me det, u bë e qartë se sipas rregullores aktuale gjashtë institucione shtetërore janë angazhuar me kontrollimin e anijeve që mbërrijnë në territorin bullgar, ekuipazheve dhe pasagjerëve të tyre. Ministri Ananiev shtoi se gjatë kësaj jave do të zhvillohet mbledhja e këshillit të ministrave të shëndetësisë në Bruksel, në kuadrin e së cilës do të diskutohen masat e përbashkëta evropiane.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..