Për herë të parë që nga viti 1995 Bullgaria është jashtë grupit të vendeve me më shumë dënime të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, tregon raporti vjetor i Gjykatës në Strasburg. Me 13 akte vendi është ulur nga vendi i 8 në vendin e 11 për nga numri i dënimeve, ku Gjykata ka konstatuar shkelje të Konventës së të Drejtave të Njeriut. Gjatë vitit 2018 dënimet kundër Bullgarisë kanë qenë 27. Vendi ka 497 ankesa dhe ruhet tendenca e pakësimit të numrit të tyre. Me numër më të madh dënimesh janë Rusia (186), Ukraina (109), Turqia (97), Rumania (56), Moldavia (39) Hungaria (36) dhe Greqia (23).Numri i përgjithshëm i ankesave para Gjykatës për vitin 2019 është 59 800. ¼ prej tyre janë kundër Rusisë.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...