Gjatë gjysmës së dytë të muajit shkurt, qyteti Plovdiv do të kthehet në destinacion për turizëm të verës në sajë të ekspozitës ndërkombëtare për vreshtari dhe prodhim të verës “Vinaria 2020”. Pritet që në qytet të mbërrijnë rreth 40 mijë miq nga Bullgaria dhe Evropa.
Gjatë kohës së ekspozitës, e cila do të zhvillohet nga data 19 deri më 23 shkurt në pavijonet e panairit të Plovdivit, do të prezantohet një seleksionim i pasur prej produkteve të industrisë së verës, si dhe teknologjitë më të reja në degë. Koleksionet e kantinave të zgjedhura bullgare do t'i joshin vizituesit me verë të llojeve si mavrud (të fermentuar me gjethe trëndafili),verë e pastaxhionuar, verë bojë portokalli, verë e akullt, raki e staxhionuar 15 vjet.
Në Qytetin e Verës dhe Delikatesave do të hapë dyer edhe një ekspozitë tjetër ndërkombëtare “Foodtex” e cila do të propozojë ushqime shëndetësore, prodhime të mishit dhe të qumështit me një cilësi të lartë, specialitete dhe gjellë tradicionale kombëtare.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..