Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti hodhi poshtë mocionin e mosbesimit ndaj kabinetit “Borisov 3”

| rinovuar më 20-01-29 1.27.MD
Foto: BGNES

Kuvendi Popullor i Bullgarisë hodhi poshtë kërkesën e Partisë Socialiste Bullgare për mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale të kryeministrit Bojko Borisov me 124 vota “kundër” dhe 102 “pro”. Për miratimin e mosbesimit duheshin të paktën 121 vota “pro”. Kjo ishte mocioni i katërt i mosbesimit ndaj kabinetit “Borisov 3”. Këtë herë arsyeja për të ishte “dështimi në politikën e mjedisit dhe të ujërave”.

Rezultatet e votimit ishin të pritura. Koalicioni qeverisës i partisë GERB dhe i “Patriotëve të Bashkuar” e ka përkrahjen e 116 deputetëve, votat e të cilëve nuk mjaftojnë për shumicë absolute. Ata ishin mbështetur nga tetë deputetët e pavarur në Kuvendin Popullor, 6 prej të cilëve janë nga partia nacionaliste “Ataka” (ish-anëtare e koalicionit të “Patriotëve të Bashkuar”). Partia opozitare “Volja”, abstenoi – kështu siç pritej. Nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, e cila përkrahu mocionin e mosbesimit të kërkuar nga socialistët, akoma para votimit  komentuan se në se mocioni i mosbesimit nuk i mbledh votat e domosdoshme, kjo do të thotë se në qeverisjen e Bullgarisë në fakt merr pjesë dhe partia “Volja”, kryetari i së cilës Veselin Mareshki përpiqet t’i bindë përkrahësit e vet se është “ një lojtar antisistemor”.

Siç ishte dhe në rastet e mëparshme të votimit të mocioneve të mosbesimit, në sallën plenare ishin të pranishëm disa nga ministrat, kurse Kryeministri nuk mori pjesë në seancë. Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva shpjegoi në lidhje me këtë se sipas rregullave të Kuvendit Popullor Kryeministri nuk është detyruar të jetë i pranishëm në sallë. Vetë Borisovi komentoi se me këtë votimin Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë kanë bërë përpjekje të formojnë një koalicion dhe i falënderoi deputetët e “Patriotëve të Bashkuar” dhe GERB-it për përkrahjen.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Refuzimi i presidentit për të nënshkruar një dekret për emërimin e një qeverie të përkohshme është në përputhje me të drejtat e tij

Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme,..

botuar më 24-08-21 7.40.PD

Zgjedhjet shtyhen, presidenti nuk e pranoi projekt kabinetin “Kozhareva”

Presidenti Rumen Radev nuk pranoi që Kalin Stojanov të mbetet ministër i punëve të brendshme dhe refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e qeverisë së përkohshme të kryesuar nga Gorica Grënçarova - Kozhareva. Kreu i shtetit i kërkoi..

rinovuar më 24-08-19 6.22.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare..

botuar më 24-08-17 9.55.PD