Në një intervistë për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare, drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar zonja Kristalina Georgieva komentoi të ardhmen e Bullgarisë në Eurozonë dhe shumë çështje të tjera nga ekonomia botërore.“Për Bullgarinë hyrja në Eurozonë tani është më e mirë, sesa në të kaluarën, pikërisht sepse bota është më turbulente”, tha Georgieva
Taksë progresive ose e sheshtë
Sipas saj, tatimi i arsyeshëm progresiv nuk e pengon rritjen, por bile e ndihmon, sepse pakëson pabarazinë në shoqëri. “Në Bullgari pabarazia është relativisht më e lartë sesa në shumë vende të tjera në Bashkimin Evropian, prandaj Bullgaria duhet të mendojë sesi ta zgjidhë këtë problem. Nuk dua që të bëj asnjë lloj deklaratash në një ose tjetër drejtim, sepse ky vlerësim duhet të bëhet me shumë vëmendje, duke i vënë në balancë dobitë dhe rreziqet. Dhe a nuk ka instrumente të tjera, me të cilat të disponojë vendi – të themi si e përdorim anën e shpenzimeve të buxhetit” – vuri në dukje ajo dhe nënvizoi se prioritet për Bullgarinë duhet të jetë arsimi i fëmijëve nga 0 deri më 5 vjeç. Pikërisht në këtë moshë fillon formimi i tyre si personalitete.
Politikat e gjelbra – shtytje për investimet
Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se Bullgaria nuk duhet të vonojë me politikat e gjelbra, sepse ekonomia me nivel të ulët të karbonit do t’u japë një shtytje të re investimeve dhe do të ndihmojë për krijimin e vendeve të reja të punës. “Dhe unë shpresoj se Bullgaria do të gjejë vendin e vet në këtë sferë të re”, tha ajo.
Lufta kundër ndryshimeve klimatike – një kauzë personale
“Ndryshimet klimatike janë një sfidë e madhe, por dhe mundësi për ndryshime në ekonomitë tona. Pa dyshim është se kalimi drejt një ekonomie me nivel të ulët të karbonit për disa do të jetë e rëndë. Por ky është një ndryshim, i cili do të kontribuojë për ndryshime pozitive në shoqëri, theksoi Kristalina Georgieva.
“Para një viti lexova raportin për këtë se të gjitha prognozat tona për ndryshimet në klimë ripërtërihen dhe bile tejkalohen nga ajo e cila bëhet realisht. Gjatë gjithë kësaj kohe mendohesha për mbesën time se kur ajo do të bëhet 20 vjeçe, 100 milionë veta do të jetojnë varfëri për shkak të pasojave nga ndryshimet klimatike. Kur do të jetë 40 vjeçe, do të ketë më të paktën 130 milionë refugjatë klimatikë nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Kur do të jetë 90 vjeçe, në qoftë se nuk i ndryshojmë gjërat, planeti do të jetë 3-4 gradë më i ngrohtë dhe do të jetë pothuajse e pamundur të jetohet”,vazhdoi ajo.
Kristalina Gjeorgieva vuri në dukje se, futja pak nga pak e tatimeve mbi emetimet e hidrokarbureve, do të sjellë mundësi për parashikime dhe do t’ua vërë çmim këtyre emetimeve.“Paratë prej tatimeve duhet të përdoren si për investime në teknologjitë e gjelbra, kështu dhe për pakësimin e peshës mbi njerëzit, të cilët do ta durojnë barrën e këtij tatimi.”
“Një plumb i argjendtë” kundër rritjes së ulët, interesave dhe inflacionit
Po e kërkojmë “plumbin e argjendtë” kundër rritjes së ulët, interesave dhe inflacionit, të cilat e pengojnë ekonominë që të mund të jetë ajo më dinamike. Mbase kjo fshihet në transformimin drejt ekonomisë me nivel të ulët të karbonit”, tha shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Norma të ulëta të interesit dhe sivjet
Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se ekonomia e botës vonon në mënyrë të sinkronizuar, pasi bankat qendrore kanë reaguar në mënyrë të sinkronizuar, sqaroi Kristalina Gjeorgjieva. “Duhet të vazhdojmë të mbajmë norma të ulëta të interesit dhe gjatë këtij viti, që të mund të sigurojmë përmirësim të rritjes mot deri më 3,3%”, tha ajo duke vënë në dukje se ky vendim sjellë në të ardhme dy probleme:
“Interesat e ulëta do të thonë para të lira - oreks për huamarrje, i cili e fryu huamarrjen botërore deri më $188 trilionë – më shumë sesa qenë para krizës së borxhit. Në 43% nga vendet e varfra ka rrezik që kjo seriozisht të godasë ekonomitë e tyre. Problemi i dytë është se kurnorma einteresit është e ulët kërkojmë përfitim në ndonjë vend tjetër duke marrë përsipër një rrezik më të madh. Këtë grumbullim të rrezikut e kemi në të gjitha ekonomitë, më në veçanti në Eurozonë ku kemi interesa të ulëta dhe negative." Por, sipas Kristalina Georgievës tani për tani nuk ka shkaqe të mendojmë se na pret tronditje serioze.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...