Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bixhozi – tema e re e nxehtë në Bullgari

Foto: pixabay

Deputeti Valeri Simeonov në mesin e janarit bëri propozim për ndryshime në Ligjin e Bixhozit, të cilat të ndalojnë lojërat private të fatit nëpërmjet heqjes së licencave të tyre dhe me vendosjen e monopolit shtetëror mbi lojërat e lotarisë së Lotos Sportive Bullgare. Valeri Simeonovi është politikan me ndikim. Ai qëndron në krye të Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë që merr pjesë në qeverinë e koalicionit. Krahas kësaj ai ishte edhe zëvendës kryeministër i vendit. Propozimet e tij tërhoqën vëmendjen e shoqërisë dhe hodhën hije mbi një sërë procesesh dhe ngjarjesh aktuale në vend. Fillimisht idetë e tij u përkrahën në parim nga të gjitha institucionet zyrtare, duke përfshirë edhe kryeministrin Bojko Borisov dhe komisionit parlamentar të buxhetit dhe të financave.

Bëhet fjalë për shumë para – më se 150 milion euro për vit dhe të ardhura në përmasë që tejkalon 50 milion euro. Sipas disa burimeve të Radios Kombëtare Bullgare, shuma është edhe më e madhe dhe arrin 3 për qind nga produkti i brendshëm bruto i vendit. Deri tashti lider në këtë treg atraktiv dhe fitimprurës ishte Vasill Bozhkov – biznesmen i njohur, koleksionues i antikave dhe pronar i skuadrës futbollistike “Levski”.

Duke motivuar propozimin,  Valeri Simeonov tha para Televizionit Kombëtar, se bënë propozim që “Kuvendi Popullor të ndalojë tombolën, lotarinë si loje të bixhozit për firmat private. Lotaria duhet të realizohet vetëm nga Lotoja Sportive Bullgare e cila ka për detyrë që 50- për qind nga të ardhurat të orientojë te sporti, kultura dhe arsimi”. Insistohet edhe për licencimin e të gjitha vendeve ku ofrohen bileta për lojëra të fatit që janë në dyqanet e zinxhirëve të mëdhenj, në pika të karburanteve, në stendat e gazetave etj. E gjithë kjo me shpjegimin se bëhet “një hap serioz për garantimin e shëndetit të njerëzve”. Përveç të dëmshme për shëndetin, lotaritë private shkelin edhe ligjin dhe akuzohen nga Agjencia e Inspektimit Shtetëror Financiar, se nuk i paguajnë thesarit taksat e detyrueshme nga më se 100 milion euro.

Lotaritë private reaguan dhe caktuan masat si “nacionalizim i biznesit privat”, “antikushtetuese” dhe provë për vendosjen e “monopolit shtetëror mbi bixhozin”. Vasill Bozhkovi edhe kërcënoi se në se do të dalë nga biznesi me lojërat e fatit do të ndalojë financimin e Klubit Futbollistik “Levski”. Të shqetësuar nga informacioni fansat e skuadrës u takuan me kryeministrin Bojko Borisov, por ai nuk u premtoi asgjë konkrete dhe i këshilloi të bëhen aksionarë në klubin e dashur ashtu siç është praktika evropiane kështu që të marrin në duart menaxhimin e skuadrës. Ministri i sportit Krasen Kralev gjithashtu i përkrahu ndryshimet në ligj.

Në fund të fundit Ministria e Financave propozoi që modeli i deritanishëm i tatimit të bixhozit tradicional të ruhet duke vendosur rregulla të barabarta fiskale si për operatorët privatë, ashtu edhe për të shtetërorë. Duke iu referuar shembullit të shteteve si Danimarka, Franca, Gjermania, Letonia, Lituania, Malta, Holanda, Norvegjia, Suedia etj, propozohet që me një ligj special të krijohet Agjencia Shtetërore për Bixhozin, në vend të komisionit të deritanishëm të bixhozit. Kjo për arsye se ky komision është i korruptuar, sipas deputetit Valeri Simeonov.

Komisioni buxhetor i parlamentit miratoi  në parim projektligjin e deputetit Simeonov, por më e mundshme është që deputetët të marrin në konsideratë edhe propozimet e Ministrisë së Financave në leximin e dytë të klauzolave të reja ligjore. Çfarë hibrid do të bëhet ligji nuk është e qartë, por në çdo rast ndryshime do të ketë, sipas ekspertëve të cilët iu referohen përvojës së shteteve të tjera evropiane, ku lotaritë gjithashtu janë pronë shtetërore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD
Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD

Sipas Komisionit Evropian 3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë në vitin 2024

3.1 për qind është inflacioni i pritshëm për Bullgarinë për vitin 2024 dhe 2.6 për qind për vitin 2025, sipas të dhënave të parashikimit pranveror ekonomik i Komisionit Evropian për këtë vit. Tendenca rënëse e çmimeve të jashtme pritet të frenojë..

botuar më 24-05-15 3.56.MD