Përfunduan debatet mbi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, të parashtruar për shkak të politikës në sektorin “Mjedisi dhe ujërat”. Votimi do të mbahet më 29 janar nga ora 9.00. Tani për tani opozita e majtë disponon përkrahjen vetëm të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS). Votat e tyre nuk formojnë shumicë prej 121 mandatesh për rrëzimin e qeverisë. Ky është mocioni i katërt i mosbesimit, që parashtrohet nga socialistët në kuadrin e Legjislaturës së 44 të Parlamentit. Tri votat e mëparshme të mosbesimit ishin me tema “Siguria”, “Korrupsioni” dhe “Shëndetësia”. Opozita ka të drejtën të kërkojë mocion mosbesimi në çdo moment, por autoritetet në pushtet kanë të drejtën të bëjnë përpjekje që të përfundojnë programin e tyre, komentoi Ministri i Mjedisit dhe Ujërave Emill Dimitrov.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..