Simpatikë, inteligjentë, kreativë dhe jashtëzakonisht aktivë dhe komunikues...Sipas horoskopit kinez këto janë vetëm një pjesë nga cilësitë pozitive të atyre të cilët kanë lindur nën shenjën e Miut - viti i parë nga përgjithësisht 12 në ciklin e kalendarit kinez. Në vitet e Miut kanë lindur Mocarti, Tolstoi, Marlon Brandoja, Antonio Banderasi dhe kuptohet akoma shumë personalitete të njohura, muzikantë të talentuar, artistë, shkrimtarë, shkencëtarë dhe politikanë. Besojmë apo jo, shumë këndshëm tingëllon parashikimi se viti i Miut, i cili fillon më 25 janar 2020, do të sjellë mundësi të reja, suksese, dashuri dhe para.
Dihet se përpara pranimit të krishterimit, proto-bullgarët kanë përdorur ciklin 12 vjeçar numërues nga Azia Lindore, në të cilin çdo vit sjell emrin e një kafshe të caktuar. Përmes një studimi, kryesisht të të ashtuquajturës Listë të emrave të hanëve bullgarë, është saktësuar se kalendari i proto-bullgarëve përkon krejtësisht me kalendarin e njohur të sotëm kinez. Të njëjta janë dhe emërtimet- viti i parë është samor (mi), i dyti është shegor (dem) e kështu me radhë.
Në përfytyrimet mitologjike të paraardhësve tanë miu pasqyron forcat e pista. Ekziston dhe një legjendë sipas së cilës tek minjtë mund të mishërohen shpirtrat e papastra dhe qeniet demonike. Kjo është lidhur dhe me minjtë shtëpiakë dhe me ata fushorë, të cilët sjellin dëme të mëdha mbi të mbjellat, shëtisin nëpër hangarët dhe dollapët dhe i hanë ushqimet e mbledhura. Hanë rrobat dhe stofrat.
“Kur nuk ka mundur të gjejë ndonjë mjet tjetër kundrejt kësaj kafshe e cila krijon bela tepër të shumta, fshatari ka kërkuar ndihmë nga fusha shpirtërore” - shkruan etnografi ynë i njohur Dimitër Marinov dhe citon një besim në të cilin tregohet se miu është “një kukudh i vogël, i cili nuk mund të mposhtet me ndonjë mjet tjetër përveç përmes lutjes, përmes marrjes me të mirë”. Për nder të minjve dikur kanë festuar të ashtuquajturat Festa të Minjve të cilat kanë zgjatur dy-tre ditë dhe shumë rrallë shtatë ditë. Më i përhapur është festimi i tyre më 27 tetor - në ditën e Shën Nestorit në kalendarin kishtar. Në disa vende festohet më 24 nëntor kur është Shën Ekaterina, e cila sipas besimit popullor është përkrahëse e minjve.
Për përfaqësuesit e grupit etnografik rupci në Stranxha dhe në Rodopet, si dhe të emigrantëve të ardhur në Dobruxha, Festat e Minjve janë në ditët e quajtura Trifunci ( 1,2 dhe 3 shkurt) kurse në disa vendbanime në po këto krahina - në ditën e hënë - Pesi (në ditën e parë nga Kreshmët e Mëdha dhe në të dielën e Shën Thodhorit).
Veprimet e ritit kanë qëllim të neutralizojnë dhe të dëbojnë kafshët e dëmshme - gratë me sy të mbyllura lyejnë me balt sipërfaqen e shtëpisë rreth vatrës, vrimat e minjve, katër qoshet e dhomës, që të mund të “lyejnë sytë e minjve”.
Në Trakinë Lindore, që të mbyllin gojën e dëmtuesve, qepin mbi një copë pëlhure dhe e hedhin në zjarr. Gjatë Festave të Miut nuk përmenden emërtimet e kafshëve por i quajnë “momci”, “glluhari” e të tjera. Respektohen dhe ndalesa të tjera - nuk punohet me lesh dhe me sende të mprehta, nuk hapen baulet me rroba, kazani me sallo dhe sënduku me miell.
Si një pjesë nga Festat e Miut ose në një kohë tjetër, dikur janë organizuar të ashtuquajturat “dasma të minjve”. Dy gra me emra të njëjtë kanë kapur një mi femër dhe një mashkull, “i kanë veshur” si çift i ri, i kanë lidhur njëri pas tjetrit dhe i kanë vendosur në një shportë, ose në ndonjë send tjetër prej druri. I gjithë fshati është nisur pas “çiftit” nën tingujt e muzikës dasmore. Kanë shkuar në pyll, aty rreth lumit ose në një pllajë të lartë dhe i kanë lëshuar minjtë. Kanë besuar se pas tyre do të nisen dhe vëllezërit e tyre dhe të gjithë do të ikin nga shtëpitë dhe toka e fshatit. Pas kësaj kanë rregulluar një tavolinë festive.
Në shtëpitë në të cilat nderojnë Festat e Miut nuk ka minj - kanë thënë dikur. Por në qoftë se mbi të gjitha këto ato paraqiten, kjo do të thotë se ndokush nga familja vjedh ose nxjerr fshehurazi gjëra nga shtëpia, se nuset nuk i dëgjojnë vjehrrat, kurse djemtë - baballarët e vet, se nuk ka një mirëkuptim midis anëtarëve të familjes.
Sipas ëndërrimtarit popullor, në qoftë se në gjumë shikon minj - do të kesh probleme dhe shqetësime, do të të braktisin shokët....Në qoftë se e dëbon - do të të arrijë e mira, në qoftë se e kap në ëndërr- të pret një fitim. Të paktën në dy nga këto besime pamja e miut afrohet me miun simpatik, nën tutelën e të cilit do të kalojnë muajt e ardhshëm sipas numërimit të Azisë Lindore - deri më 11 shkurt 2021.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..
Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..
Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..