Prokuroria mblodhi dëshmi për zbulime të kryera në territorin e vendit nga dy shtetas rusë me imunitet diplomatik. Njeri prej tyre i akredituar në vendin tonë si sekretar i parë në degën konsullore të Ambasadës së Federatës Ruse në Sofje nga viti 2017 e deri tashti kërkonte informacion për mekanizmat e procesit zgjedhor në Bullgari. Nëpunësi i dytë i Përfaqësisë Tregtare të Rusisë, që nga tetori i vitit 2018 e deri tashti grumbullonte informacion në sferën e energjetikës dhe sigurisë energjetike, të cilën e paraqiste në dikasterin rus të zbulimit në Moskë.
Për shkak të imunitetit të tyre diplomatik proceset kundër dy shtetasve rusë u ndaluan, ndërsa kryeprokurori Ivan Geshev e lajmëroi ministren e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva për dëshmitë e mbledhura për veprimtarinë zbuluese kryer në territorin e vendit.
Ambasada e Rusisë në Bullgari nuk ka marrë informacion zyrtar për hetim kundër dy diplomatëve rusë për spiunazh. Këtë e deklaroi para Agjencisë TASS ambasadori i Rusisë në Bullgari, Shkëlqesia e Tij Anatolij Makarov.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..