Çokollata është e njohur për njerëzit akoma që nga lashtësia. Dëshmitë e para për të datojnë rreth vitit 2000 para epokës së re në trojet e Meksikës së sotme. Në Bullgari, një nga prodhuesit e parë të çokollatës është Avram Çaljovski – i lindur në fshatin maqedonas Galiçnik.
Avram Çaljovski ka filluar si shitës i bozës nëpër rrugët e Sofjes. Ai i ka kursyer paratë e pakta të fituara dhe me to ka blerë një kalë dhe mulli – tregon për sipërmarrësin kronisti Mariana Mellnishka. – Bashkë me një punëtorëka filluar të prodhojë hallvë në një punishte të vogël. Pas kësaj ka filluar dhetë përpunojë susam, si dhe të prodhojë ëmbëlsita të tjera me kakao dhe çokollatë. Më vonë ka inauguruarfabrikën e vet në qytetin Burgas. Ndërkohë prodhimet e tij fitonin një medalje të argjendtë në Milano, një medalje të artë në Londër, dekorata në Athinë, Selanik dhe Plovdiv.
Dekoratat nga ekspozitat botërore kanë ardhur për shkak të cilësisë së produkteve, të cilat ai i ka përdorur. Fabrikat e tij kanë disponuar me teknikën më moderne të prodhimit për kohën e vet. Pavarësisht nga biznesi i tij i suksesshëm, industrialisti dhe familja e tij kanë jetuar në mënyrë modeste. Krahas me rrogat, ai shpesh u ka dhënë hua nëpunësve të tij, u ka siguruar produkte të ndryshme. Vetë ai është një nga dhuruesit e Manastirit “Zograf” në Malin e Shenjtë, të manastirit të malit Rila, si dhe të kishës në fshatin e tij të lindjes. Një nga dhurimet e tij janë dhe 10 milionë leva të arta për jetimët dhe për fëmijët e familjeve të varfër punëtore.
Çaljovski është një nga themeluesit e Bankës Popullore Maqedonase, e cila ka kredituar tregtarë të mëdhenj, industrialistë dhe zanatçinj. Qendra e saj ka qenë në Sofje, kurse misioni i saj sekret ka qenë të financojë veprimtarinë revolucionare me qëllim çlirimin e Maqedonisë nga sunduesi osman.
Ka vdekur më 3 nëntor 1943, kurse disa vjet pas grusht shtetit komunist e 9 shtator 1944 fabrikat e tij janë nacionalizuar, kurse pasuria e tij është vjedhur. Pavarësisht nga kjo, jeta dhe veprat e tij tregojnë se njeriu mund të ketë sukses, duke u mbështetur tek forcat e veta si dhe tek cilësitë e veta, por asnjëherë nuk duhet të harrojë se që ku ka filluar dhe cilët janë rrënjët e tij.
Një figurë tjetër emblematike për prodhimin e çokollatës tek ne është ajo e Velizar Peevit i cili është themeluesi i njërës prej markave më të njohura vendase, prodhimi i së cilës vazhdon dhe sot në qytetin Svoge. Në fillim të shekullit të kaluar, industrialisti ka hapur fabrikën e tij të parë në kryeqytet dhe ka filluar të importojë kokrra kakaosh nga Amerika Latine dhe Niderlanda. Pak nga pak çokollata e prodhuar tek ne, me sukses ka filluar të konkurrojë produktet analogjike evropiane dhe ka fituar dekorata në panairet ndërkombëtare në Bernë, Vjenë dhe Paris. Përveç cilësisë së çokollatës Velizar Peev i ka kushtuar vëmendje të madhe dhe paketimit të saj. Një pjesë nga çokollata është shitur në kuti prej druri, kurse një nga seritë me bonbone, punonjësit e tij e kanë veshur në letër me flamujt e të gjitha shteteve. Ai i cili ka mundur t’i mbledh që të gjithë flamujt, ka fituar dekoratë – një kilogram çokollatë.
Shumë shpejt lajmi për prodhimin e ri ka arritur nëpër të gjitha krahinat e Bullgarisë, kurse kërkimi është shtruar disa herë. Kjo e ka detyruar sipërmarrësin të ndërtojë një fabrikë të re. Kushtet, të cilave duhej t’u përgjigjet vendi i ri kanë qenë që të jetë afër kryeqytetit, të ketë linjë hekurudhore dhe mjaft resurse ujore, të cilat të mund të sigurojnë energji për makinat. Kështu është zgjedhur qyteti Svogje. Pajisjet për fabrikën janë blerë nga Gjermania, Italia dhe Austria, kurse ndërtimi dhe prodhimi kanë siguruar punë për mbi 400 veta nga regjioni.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivShenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..