Dokumente të vlefshme lidhur me marrëdhëniet midis Patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov /1850-1921/ dhe muzës së tij - shkrimtare, përkthyese dhe veprimtare shoqërore Evgenija Mars, tashmë janë në dispozicion në fondin e Agjencisë Shtetërore “Arkivat”. Ato përfshijnë 106 letra, 40 kartolina, 20 portrete të Vazovit me përkushtim.
Të dy kanë komunikuar aktivisht në periudhën që nga viti 1905 deri në vitin 1921, por dhe deri më sot karakteri i lidhjes së tyre mbetet i paqartë. Në çdo një nga letrat e veta Evgenija Mars përdor formën e sjellshme të adresimit ndaj poetit. Nga përmbajtja e letrave, mund të thuhet se të dy kanë pasur dy qëllime. Nga njëra anë për ta ka qenë me rëndësi të komunikojnë, kurse nga ana tjetër, mbase të krijojnë premisa për thashetheme për veten e vet, që t'i komentojnë në hapësirën publike.
ORA E MBRËMJES
Ora e mbrëmjes afron.
Perëndimin e zjarrtë na dërgon
të fundit buzëqeshje si urim,
heshtas natyra kërkon qetim,
në lodhje të ëmbël, limonti e pasion.
Ora e mbrëmjes afron...
Përktheu: Olmbi Velaj, "Antologjia e poezisë ballkanike", Athinë, 2000
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..