Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Kam kënduar këngë për Bullgarinë, sepse e kam dashur” – këngë me tekst të poetit Ivan Vazov

Автор:
Një ditë edhe unë do të ndahem nga jeta,

bari do të mbulojë varrin tim.

Njëri do të vajtojë për mua, tjetri do të më mallkojë,

por këngët e mia gjithmonë do të lexohen.

Vargjet janë pjesë prej poezisë së njohur të Ivan Vazovit “Këngët e mia”. Nën emrin “këngë” Patriku i letërsisë bullgare ka parasysh veprat e veta poetike. Dhe vërtetë – edhe në ditët tona vjershat e tij vazhdojnë të na emocionojnë dhe të lexohen. Dhjetëra prej tyre janë bërë  këngë pak kohe pasi janë shkruar, ndërsa autorët e melodive kanë mbetur të panjohur në histori. Karakteristikat e tyre muzikore janë të ndryshme – në varësi të përmbajtjes së tekstit ato janë marshe, këngë të vjetra qytetare ose këngë shkollore. Ndër më të njohurit është kënga “Pranë Bosforit zhurmë po dëgjohet” ose “Këngë për mbreti Simeon”, kushtuar sundimtarit të madh nga Mbretëria e parë bullgare. Autori i melodisë është i panjohur, ndërsa teksti, sipas poetit Vazov, është për fëmijët e vegjël – që të dinë dhe të mbajnë mend historinë e popullit të vetë. Poet, shkrimtar, dramaturg dhe aktivist shoqëror Ivan Vazov jetoi dhe krijoi në dy epoka historike – gjatë Rilindjes dhe në Bullgarinë pas Çlirimit. Që kur ishte i gjallë e quajtën “poet popullor”. Veprat e tij që janë plot me patriotizëm, i bëjnë lavdi bukurisë së atdheut tonë, kujtojnë emrat e trimave bullgarë, që sakrifikuan jetën e tyre për idealet dhe ëndrrat e popullit tonë, rrëfejnë fakte historike... Në krijimtarinë e tij kane gjetur vend luftërat për çlirim kombëtar para vitit 1878. Në përmbledhjen poetike “Bajrak dhe lahutë” gjejmë vjershën “Radecki”, kushtuar heroizmit të poetit revolucionar Hristo Botev. Në vitin 1876 bashkë me çetën e tij ai u ngjit në anijen “Radecki” në Rumani dhe e detyroi kapitenin të ndalojë në bregun bullgar afër Kozllodujit. Misioni i tyre për dhënien e sinjalit për kryengritje me pjesëmarrjen e sa më shumë njerëzve, përfundoi me disfatë, po thuaj të gjithë pjesëmarrësit u vranë nga osmanlinjtë. Vazovi e shkroi vjershën pas mori lajmin, se trimat e kanë kaluar Danubin, i frymëzuar nga heroizmi dhe shpirti i tyre revolucionar. Titulli i vjershës është “Danubi i qetë dhe i bardhë”. Autori i melodisë është anonim.

Ivan Vazov është i vetmi shkrimtar i madh bullgar që ka përjetuar të gjitha luftërat nga Çlirimi deri në Luftën e Parë Botërore dhe i cili ka lënë disa vepra, kushtuar këtyre ngjarjeve. Ai vetë ka marrë pjesë në Luftën çlirimtare ruse-turke (1877-1878) si punonjës për porosi të veçanta në ushtrinë ruse. Pas Çlirimit për himn të Bullgarisë u zgjodh kënga “Buçet Marica”. Teksti është nga mësuesi bullgar Nikolla Zhivkov. Në vitin 1912 Vazovi bëri i një redaktim thelbësor tekstit  dhe varianti i tij u pranua si zyrtar.

Veprat poetike të Vazovit edhe sot frymëzojnë kompozitorët bullgarë. Se sa të çuditshme të duket, disa prej tyre janë përdorur edhe nga muzikantë pop dhe rok. Para disa vjetësh Stojan Babekovi – kompozitor dhe dirigjent, shkroi kantata për kor të përzier dhe piano mbi bazën e vjershave të përmbledhjes “Epopeja e të harruarve”. Njëra prej tyre i është kushtuar heroit të Kryengritjes së Prillit Panajot Vollov, i cili vdiq që 26 vjeçar.
“Unë jam bullgar, dua malet tona të gjelbra, bullgar të quhem, është krenaria më e  madhe për mua”. Këto vargje të Vazovit janë nga vjersha më e njohur  për fëmijë në letërsinë bullgare. Kompozitorë të brezave të ndryshëm kanë shkruar muzikë mbin to. Kënga është në interpretim të Grupit vokal të fëmijëve “Srebërni zvënçeta” (Kambanat e argjendta), muzikë – Emauill Emanuillov. “Kam kënduar për Bullgarinë, sepse e kam dashur; kam lavdëruar natyrën e saj të mrekullueshme, sepse isha i magjepsur prej saj; studioja historinë e saj, sepse isha mahnitur nga madhështia së kaluarës së saj të lavdishme, kur ajo në epoka të largëta i dha botës sllave dritën e fjalës. Relativisht e vogël, ajo ka zhvilluar  luftë shekullore dhe gjigante për mëvetësinë e vet dhe për arritjen e idealeve të veta; u kam kushtuar këngë idealeve të saj, sepse ishin të shenjta” – thoshte Ivan Vazov në fund të jetës. Një prej mishërimeve poetike të këtyre fjalëve është kënga “Ku është Bullgaria”, muzikë – Panajot Pipkov.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна