Ish-ministri i mjedisit Neno Dimov, i akuzuar për keqmenaxhim të qëllimshëm për shkak të krizës me mungesën e ujit të pijshëm në qytetin Pernik, mbetet në paragurgim, vendosi Gjykata e Specializuar e Apelit.
Gjyqtarët i kanë pasur parasysh pohimet e dëshmitarëve, sipas të cilëve ministri i bashkërendon detyrat e vartësve të tij, siguron informacionin dhe e udhëheq ministrinë. Nga kjo pikëpamje ai nuk mund të justifikojë mungesën e reagimit të tij për problemin në Pernik me këtë se u është besuar ekspertëve dhe ka lejuar përdorimin e ujit të pijshëm për qëllime industriale, pa verifikuar informacionin e ofruar nga ata.
Për këtë arsye tani 97 mijë veta në Pernik (Bullgari Perëndimore) furnizohen me ujë të pijshëm me orar. Për shkak të kësaj krize opozita do të kërkojë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..